Djali i Fahriut shkel ligjin, fushatë te
fëmijët me aftësi të kufizuara/FOTO

Djali i Fahriut shkel ligjin, fushatë te<br />fëmijët me aftësi të kufizuara/FOTO
Mos përdorimi i aseteve publike për fushatë ishte një nga kërkesat për të cilat luftoi aq shumë PD.

Ashtu sikurse përdorimi i fëmijëve për fushatë elektorale ka qënë një shkelje që ka karakterizuar PD dhe liderin demokrat Berisha.

Por për kandidatin për deputet të PD në Pogradec, Klevis Balliu, ligji nuk ka asnjë lloj rëndësie.

Në datën 1 Qershor Balliu ka hyrë brenda ambienteve të shkollës me fëmijë me aftësi të kufizuara të Pogradecit. Në mënyrë flagrante ai shpërndan pako dhuratash, i shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë Pogradec.
klevis balliu
(Klevis Balliu fushatë te Qendra e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara)

Institucioni është vënë, siç duket nga fotot e publikuara prej tij, në shërbim të fushatës së Balliut, ndërsa fëmijët janë përdorur në funksion të fushatës elektorale.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar