Alex Soros, djali i manjatit hungarezo-amerikan, George Soros prej dy ditësh po zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ai ka vizituar disa prej zonave më të frekuentuara nga turistët, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe përfaqësues të politikës. Këtë të premte ai ka publikuar në llogarinë e tij në "Instagram" foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, të cilin ai e cilëson si kryeministër vizionar, artist bashkëkohor dhe shkrimtar.

(Foto nga takimi i Ramës me Alex Soros, në Tiranë)

(Postimi i Soros në Instagram)
/Shqiptarja.com

"Ishte e mrekullueshme të takoja kryeministrin vizionar Edi Rama në Tiranë, në zyrën e tij unike, më e veçanta e një kryeministri. Çfarë duhet të presim më pak nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist në basketbolli!”, shkruan Alex Soros. Ky është takimi i dytë i Alex Soros me kryeministrin Edi Rama pas atij në Nju Jork në muajin shtator të këtij viti, ku kreu i qeverisë u prit nga George Soros dhe pasardhësi i tij, Alex. 
(Foto nga takimi në shtator i Ramës me George dhe Alex Soros)
Redaksia Oline
l.q/Shqiptarja.com