Endrit Thaçi ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të veçantë nga fëmijëria, ku shihet pranë babait të tij.

Fotoja shoqërohet me një mesazh emocionues të ish-presidentit Hashim Thaçit, të publikuar në prill 2018, ku ai kujton lindjen e të birit në kohë lufte, duke uruar që Endriti dhe bashkëmoshatarët e tij të jenë gjenerata e fundit që lind në kohëra të tilla.

“Endrit, si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë, ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jeni gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte. Hashim Thaçi, 13 prill 2018”.

Më 16 shtator, Gjykata e Hagës shpalli fajtorë për krime lufte katër ish-udhëheqës të UÇK-së: ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. Të katërt u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Katër ish-udhëheqësit do të apelojnë vendimin brenda 27 nëntorit.