Denion Meidani është numri 2 i Doganave. Që prej 2 shatorit ai është Drejtori i Antikontrabandës.
Vetëm 8 ditë para se të vijë qeveria Rama në pushtet, Partia Demokratike ka shpërblyer djalin e ish Presidentit të Shqipërisë Rexhep Meidanit, Denion Meidani me një post shumë të rëndësishëm.
Që prej datës 2 shtator, Denion Meidani mban postin e numrit dy të doganave shqiptare, përkatësisht ai do jetë në krye të Drejtorisë së Antikontrabandës. Emërimi i tij në këto kohë vjen pak si i çuditshëm, kur mendohet se është shmangur edhe konkursi publik për emërimin e tij.
EMËRIMI
Denion Meidani sot e ka ditën e katër të punës në krye të kësaj detyre. Sipas Kodit Doganor të gjitha postet nga doganieri, shef sektori drejtori i përgjithshëm, nëndrejtori, etje, bëhen nëpërmjet konkurseve me shpallje publike. Në mediat e shkruara Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka bërë publike asnjë ofertë pune për këtë vend vakand, ashtu siç e parashikon edhe Kodi Doganor. Shmangia e kësaj procedure e bën pak më komplekse natyrën e emërimit të djalit të ish Presidentit Rexhep Meidanit, i cili kohët e fundit ka mbajtur pak distancë nga kryeminitri i zgjedhur Edi Rama.
Megjithatë me këtë shmangie jo të ligjshme, emri i Denionit është propozuar nga drejtori Flamur Gymishka dhe është emëruar nga ministri i Financave Ridvan Bode, të cilit mesa duket ky emër i sjell diccka në vëmendje. Megjithatë, në faqen e tij në Likedin (in) ai e ka pasuruar sivi-në e tij edhe me këtë post shumë të lartë, atë të Drejtorit të Antikontrabandës. Denion Meidani ka qenë në 2011 edhe Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i KESH, por është larguar nga detyra për shkak të mungesave të shpeshta që bënte në punë, ose sicc është përfolur që nuk e shkonte fare.
JETËSHKRIMI
Denion Meidani, pasi ka mbaruar studimet e larta në një prej universiteteve të njohura italiane për Financë “Baccon”, është kthyer në Shqipëri në gusht 2001 për të marrë eksperiencën e parë si Menaxher i Projektit në kompaninë celulare “Vodafone”. Më pas ka marrë pozicione si Anëtar i Kabinetit në Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë që drejtohej nga Katriot Islami.
Në vitin 2005 është rikthyer nga kompania e sigurimeve SIGMA për të qenë Këshilltar e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Në vitin 2010 ka qenë Drejtor i Përgjitshëm në METE për disa muaj, për të katapultuar në KESH. Dhe pas një experience tjetër si Drejtori i ICS, ka drejtuar revistën “OK”. Ky ka qenë pozicioni i fundit i Denion Meidanit para se të shkonte në Drejtorinë e Doganave.
CV E DENION MEIDANIT
■
■ -Drejtori i Antikontrabandë, Administrata Doganore Shqiptare, Shtator 2013 –
■ -Drejtori i Përgjithshëm, Revista “OK”, Maj 2013 - Shtator 2013 Tiranë, Shqipëri
■ -Drejtor, ICS, Dhjetor 2011 - shtator 2013
■ -Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, KESH, Qershor 2010 - Prill 2011
■ -Drejtori i Përgjithshëm, METE, Mars 2010 - qershor 2010
■ -Kryeshefi Zgjerimi, Starsat International, Prill 2008 - Shtator 2009
■ -Këshilltar, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Shkurt 2005 - Jan 2008
■ -Këshilltar, SIGMA - Vienna Insurance Group, Prill 2004 - shkurt 2005
■ -Anëtar i Kabinetit, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Korrik 2002 - gusht 2004
■ -Menaxher i Projektit, Vodafone, Gusht 2001 - Nëntor 2001
■ -Asistent Profesor, Clark University, Shtator 2000 - janar 2001
(Në foto: Profili në faqen "Linkedin" i Denion Meidani)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)