Djali i Osama bin Laden synon
ribashkimin e Al-Qaedas

Djali i Osama bin Laden synon<br />ribashkimin e Al-Qaedas
Djali i Osama bin Laden është vënë në shënjestër të forcave speciale britanike për tu eleminuar pasi dyshohet se i biri i bin Laden synon që të bashkojë sërish Al-Qaedan.

Sipas informacioneve ai ndodhet në Siri dhe po mbledh militantë nga radhët e shtetit Islamik.

Analistët hedhin dyshime se Hamza bin Laden po përgatitet të marrë nën drejtim Al-Qaedan, duke përfituar nga humbjet e xhihadistëve të shtetit islamik, për të mbledhur militantët nën flamurin e organizatës së krijuar nga babai i tij.

Misioni i forcave special britanike parashikon kapjen ose vrasjen e 28 vjeçarit, qw ka lindur më 1989 në qytetin saudit të Gedas.

Raportimet e të përditshmes britanike Daily Mirror tregojnë se 40 ushtarë të koalicionit janë vendosur në Siri për të gjetur Hamzain dhe bandën e tij.

Sipas Daily Mirror, trashëgimtari i Osama bin Laden konsiderohet mes 10 objektivave të profilit të lartë të shpallur në kërkim nga forcat e koalicionit, pjesë e operacionit britanik kundër ISISt ë krijuar në 2014.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga