Djali i policit: Peng nga
Fieri në Dajt të Tiranës

Djali i policit: Peng nga<br />Fieri në Dajt të Tiranës
Ledion Bako, djali i policit të Fierit që u mor peng disa ditë më parë nga dy persona ende të paidentifikuar, ka treguar para Prokurorëve të Krimeve të Rënda të gjithë dinamikën e pengmarjes, nga Fieri deri në një banesë të braktisur në Tiranë. 19 vjeçari, në një rrëfim dramatik, ka pohuar se kanë qënë dy persona të cilët në momentin kur ai u ka ikur nga banesa që ndodhej në Dajt e kanë qëlluar tre herë me pistoletë por fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur. Mes ferave dhe përrenjëve që ndodhen rrëzë malit të Dajtit, 19 vjeçari Ledion Bako ka dalë në rrugën automobilistike, ku ka qëndruar një nga makinat e rastit, e cila më e ka sjellë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza” Tiranë. Në urgjencën e spitalit ai ka marë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas mjekët kanë lajmëruar efektivët e komisariatit nr.4 të cilët kanë marë në mbrojte Ledion Bakon, djalin e efektivit të policisë Sami Bako, i cili është inspektor në zonën e Cakranit në Fier. Kjo zonë njihet nga policia si zonë me kontigjentë kriminalë, kryesisht të imlikuar në prodhimin dhe shitjen e drogës si dhe në trafikimin e saj.
Rëfimi para oficerëve
Mbrëmjen e 10 shkurtit teksa ishte duke ecur i vetëm në rrugë, dy persona të paidentifikuar me një automjet tip “Rover” i janë afruar duke i thënë:… eja me ne…. Me forcë e kanë futur në automjet dhe menjëherë janë larguar me shpejtësi. 19 vjeçari ka treguar se në momentin kur ishte rëmbyer, po afrohej afër një lokali që ndodhet në qytetin e Fierit, pasi aty po festohej ditëlindja e një shokut të tij. Dy personat që sipas tij njëri ishte tullac dhe tjetri me flokë të zinj, si dhe me trupa të shëndoshë, e kanë çuar në ambjentet e hidrovorit në Seman. Pasi e kanë mbajtur disa minuta aty, pengmarësit e kanë marë dhe brenda natës e kanë transportuar me makinën e tyre në një banesë në zonën e Plepave në Durrës. Ledion Bako, u ka treguar grupit hetimor se gjatë kësaj kohe i ka kërkuar dy pengmarësve arsyet pse e kishin rëmbyer, por sipas 19 vjeçarit ata i janë përgjigjur se kishin marë urdhëra që ta vrisnin. Pas qëndrimit disa orë në zonën e Plepave në Durrës, në mesnatë i riu është transportuar në një banesë të braktisur në zonën e malit të Dajtit. Në rëfimin e tij i riu thotë se gjatë rrugës për në Tiranë, ai u ka dërguar disa mesazhe telefonike familjes, pasi celularin dy penngamarësit nuk ja kishin marë. Në kryeqytet e kanë izoluar në zonën e malit të Dajtit, ku brenda një shtëpie të vjetër i kanë dhënë medikamente farmaceutike duke e vënë në gjumë. Në rëfimin e tij 19 vjeçari tregon se atij i ka dalë gjumi në orët e para të mëngjesit, ku nëpërmjet dritares së banesës është larguar. Teksa, po largohej dy personat i kanë qëlluar tre herë me pistoletë, por s’kanë mundur ta qëllojnë. Mes terenit të panjohur, 19 vjeçari ka arritur në rrugën automobilistike, ku ka gjetur një makinë të rastit e cila e ka sjellë në spital, prej nga u njoftua më pas dhe komisariati nr. 4 që mori në ruajtje Ledion Bakon.
Ekzaminimi fizik
Nga kontrolli fizik që prokuroria i bëri 19 vjeçarit për të parë nëse kishte shënja dhune ose jo, është konstatuar se i ria ka pasur gërvishtje vetëm tek këmbët, në pjesën e kaviljeve. Ndërkohë që asnjë shenjë dhune me sende të forta apo diçka tjetër ska pasur në trup. Momentalisht prokuroria e Krimeve të Rënda, po heton për identifikimin e autorëve, por nga ana tjetër efktivi i policisë Sami Bako shprehet se nuk i beson dëshmisë së të birit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie