Djali 26-vjeçar i një regjisori britanik është konvertuar nga një katolik i devotshëm në mysliman dhe është bërë pjesë e militantëve të al-Qaeda-s në Siri, raporton MailOnline. Lucas Kinney shfaqet në pothuajse çdo video propagandistike të organizatës terroriste, nën emrin Abu Basir al-Britani.

Kinney ka patur një fëmijëri normale, shkonte rregullisht në kishë, madje gjatë viteve të adoleshencës thoshte shpesh se donte të bëhej prift. Babai i tij, Patric 59 vjeç, ka punuar me Steven Spielberg në filma me buxhet të madh, përfshirë këtu edhe Indiana Jones.

Mamaja e tij Deborah Pipps, 53 vjeç është divorcuar nga babai i Lucas vite më parë, ndërsa u shpreh se i trembet për vdekje veprimeve të djalit të saj, ka frikë mos e vrasin ose mos kthehet në kamikaze.

Ajo merr herë pas herë e-maile nga djali i saj dhe nuk e di si mund ta shpjegojë këtë levizje të djalit të saj. 26-vjeçari kreu një vit në Universitetin e Leeds, por e la më pas për t’u marrë me muzikë rok.
/Shqiptarja.com