Djali i Remzi Hoxhës: Anglia
la Ilir Kumbaron të largohej

Djali i Remzi Hoxhës: Anglia<br />la Ilir Kumbaron të largohej
LONDER- Djali i biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha, akuzon autoritetet britanike se kanë lënë të largohet Ilir Kumbaron, njërin prej të akuzuarve për zhdukjen e babait të tij në 1995.

Ish shefi i shërbimeve sekrete që prej 1 dhjetorit ndodhet në kërkim, pasi nuk u paraqit në seancën e rradhës në Gjykatën “Uestminster” që zhvillohet për esktradimin e tij në Shqipëri.

Policia londineze tani beson se Kumbaro mund të jetë larguar nga Londra por nuk ka lënë Britaninë.  Në një reportazh 2. 38 minutash BBC me titull "Zemerimi per largimin e shqiptarit të dyshuar për tortura" trajton rastin e Ilir Kumbaros i cili në 1996 arriti të fitonte azil nëpërmjet një identiteti të rremë kosovar, si Shaqa Shatri.

BBC ndjek rastin e Ilir Kumbaros prej gati tre vitesh. Në video reporteri shkon dhe në një apartament në lagjen Fulham të Londrës, adresa e fundit zyrtare, ku mendohet se kishte jetuar Kumbaro para se të largohej pa lënë asnjë gjurmë.

“Kjo është adresa e tij e fundit, në Fulham, ku mendohet se Kumbaro ka jetuar. Është një apartament me tre dhoma gjumi, ku mendohet se Kumbaro ka jetuar me gruan e tij. Sipas një komshiu, ai nuk është parë më për të paktën një javë.” Thotë reporteri i BBC-së i cili madje troket në derën e apartamentit që nuk hapet nga askush

Lajmi i mosgjetjes së tij, ka bërë që familja e Remzi Hoxhës të mos ketë besim në arrestimin e tij. “Ne kemi kërkuar për trupin e babasë time për 16 vite dhe ky person mund të zbulojë cdo gjë është celësi i të gjithë histroisë.” – ka thënë për BBC djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha.

Zyrarët përgjegjës të gjykatës thonë se nuk mund të komentojnë përse i ishte dhënë arrest shtëpie duke paguar 10 mijë paund si garanci, por sipas gjyqtarëve ai nuk kishte mundësi të largohej pasi kishte probleme me shëndetin.

"Ne duma ta gjejmë. Kumbaro nuk paraqet rrisk për shoqërinë tonë. Por le ta gjejmë, ta arrestojmë dhe ta dërgojmë atje ku ai akuzohet për rrëmbim dhe torturim”- thotë njëri prej zyrtarëve të policisë britanike. Edhe deputeti britanik Andrew Slaughter, thotë se persona me akuza të tilla si rrëmbim dhe torturë nuk duhen liruar me kusht.

Ilir Kumbaro është liruar me kusht nga Gjykata e Lartë pas apelimit dhe kishte një paisje elektronike si kusht për të monitoruar lëvizjet e tij. Ttashme me arratisjen e Kumbaros, kane mbetur pezull si procesi i ekstradimit te tij nga Gjykata e Londres ashtu edhe procesi per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha ne Tirane.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë