Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, i zhdukur para 18 vjetësh nga SHIK-u, i ka dërguar një letër kryesocialistit Edi Rama. Me anë të kësaj letre, ai i shpreh urime Ramës për fitoren dhe thotë se shpreson që tashmë drejtësia për të atin e vet do të vihet në vend. Kjo, pasi sipas tij, deri më tani kjo gjë është penguar nga ana e Sali Berishës.
“Nuk më hiqen nga sytë pamjet e proceseve gjyqësore, që ishin të kurdisura dhe që një grup aktorësh amatorë do të kishin aktruar më mirë se trupi gjykues, prokurorja dhe avokatët mbrojtës të personave që zhdukën babain tim. Gjithçka ishte e parapërgatitur në mënyrë që kriminëlët e Berishës të mos dilnin as të njollosur, e lëre më të dënuar.
Ky grup kriminelësh, kryeshef i të cilës është Sali Berisha, jo vetëm që e zhduku, torturoi, dhe vrau babain tim, e zhdukën trupin e tij, e torturuan dhe vazhdojnë t’a torturojnë familjen dhe miq e familjes tonë për 18 vite, në fund dolën edhe të pafajshëm. Dhe më irrituesja është që i vetmi dënim, sa do minimal që është, iu dha personit që këta ndihmuan të arratiset, Ilir Kumbaros. Pra njerëzit që janë në Tiranë, bashkëpjesëmarrësit e Kumbaros në krim, pra Arben Sefgjini, Budjon Meqe, e Avni Koldashi, lihen absolutisht të lirë, pa asnjë njollë.
Kjo pra tregon se sa thellë e ka kapluar krimi shtetin shqiptar. Për avokatët mbrojtës kutohet se paguheshin që t’i mbrojnë kriminelët, se atë e kanë profesion. Por që edhe prokurorja dhe trupi gjykues të punojnë në shërbim të krimit dhe kriminelëve, këtë vetëm Sali Berisha mundi t’a bëjë. Sot ne ndihemi më me shpresë. Kam 65% të jetës time që kërkoj të gjej eshtrat e babait tim. Kaluan 18 vite, u ndërruan disa pushtete dhe askush nuk ishte i interesuar të na i gjente eshtrat e babait tim, saqë ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi na tha duke u tallur me ne: “Pse nuk ua gjetën socialistët për 8 vite që ishin në pushtet?” Por kësaj radhe duket ndryshe. Tani kemi shpresë”, shkruan Ardian Hoxha në letrën e vet.
A thotë se familja e vet shpreson se drejtësia dhe institucionet e shtetit shqiptar do të funksionojnë ashtu si duhet. “A mos vallë është shumë të kërkojmë eshtrat e babait tim? E gjitha që kërkojmë është t’ia bëjmë babait tim vetëm një varr dhe të vazhdojmë jetën tonë. Edhe një herë, faleminderit që na e sollët shpresën dhe u priftë e mbara”, e mbyll ai letrën e vet.
Marrë nga gazeta Tema
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com