Djali i "shenjtores" Eleonorë: Prona
na takon ne çështja në Strasburg

Djali i na takon ne çështja në Strasburg">
TIRANE - Roel Zhitoni, Kryetari i Misionit Shenjtëror Eleonorë, në një intervistë për “Shqiptarja.com” shprehet se vendimi i Gjykatës së Tiranës u mor dhe se këtë çështje ai do ta apelojë në Gjykatën e Apelit. Ai shprehet se familjet që pretendojnë se janë pronarë të këtij trualli, disponojnë dokumetancion të falsifikuar.
 
Kur ka nisur konflikti i pronësisë mes Misionit Shënjtëror Eleonorë  dhe familjes që pretendon se është pronar?
Konflikti është i hershëm, por  mori përmasa më të konsiderueshme në vitin 2006, kur  ndërtimet e shumta në atë zonë nuk lanë më asnjë hapësirë të gjelbërt për shkak të ndërtimeve pa kriter që lejoi Komuna Farkë. Pra territori i Misionit mbeti e vetmja hapësirë e gjelbërt, si një oaz në mes të “masakrës urbane” të bërë nga ana e Komunës Farkë. Na janë ofruar pjesëtarë të familjës Vorpsi, por në atë kohë, asnjëherë ata nuk kanë paraqitur dokumenta të rregullta pronësie për këtë hapësirë.
 
Ju po thoni që ata nuk janë pronarë të ligjshëm?
Ata nuk janë pronarë të ligjshëm pasi dokumentat e fitimit të pronësisë, siç i verifikuam gjatë procesit gjyqesor, janë nëpërmjet aktit të marrjes së tokës në pronësi, dokument i cili plotësohet vetëm në rastet e fitimit të pronësisë me ligj, i cili në rastin konkret është ligji nr.7501 datë 14.09.1991. Për këtë disponojmë të gjithë dokumentacionin e plotë.
 
A disponon prova Komuniteti Fetar që ju përfaqësoni, që të provojë paligjshmërinë e pronësisë që  pretendojnë paditësit?
Po. Ne disponojmë të gjitha provat ligjore, sipas të cilave, familjet Vorpsi, Qosja, etj kanë dokumentacion të falsifikuar. Akti i ekspertimit nga qendra shkencore e mbrojtjes së individëve “The Experts”, datë 20.11.2006 sipas të cilit dokumenti i origjinës së pronës së familjes Vorpsi është pa datë, pa vulë, pa nr. akti dhe me firma të falsifikuara.

I jemi drejtuar për vite me rradhë Arkivit Qendror për të na konfirmuar vendndodhjen e pronës së pretenduar nga familja Vorpsi dhe në të gjitha rastet përgjigjia zyrtare e dhënë nga ky institucion ishte : “nuk u gjetën të dhënat e kërkuara”. Ne i kemi paraqitur Prokurorisë se Rrethit Tiranë dhe Gjykatës se Rrethit Tiranë të gjitha provat ligjore që vërtetojnë se dokumentacioni i tyre është i falsifikuar, por nga asnjë prej këtyre organeve nuk janë marrë në konsideratë.
 
A janë në proces legalizimi objektet e kultit të këtij Misioni?
Jemi në proces legalizimi që prej datës. 15.03.2007. Sipas ligjit e kemi çuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm,në Komunën Farkë dhe tek ALUIZNI. Pra objektet e kultit vazhdojnë të jenë në proces legalizimi.
 
Në cilën fazë gjyqësore ndodheni tani?
Përpara pak ditësh kemi marrë vendimin e zbardhur të Gjykatës së Rrethit Tiranë e cila ka vendosur pranimin e padisë nga paditësit: Detyrimin e palës së paditur Misioni Shenjtëror Eleonorë që t’u lirojë dhe dorëzojë paditësve Xhavit Vorpsi, Sabri Qosja, etj sipërfaqen e truallit 5282 m2! Detyrimin e palës së paditur Misioni Shenjtëror Eleonorë që të kompensojë në vlerën monetare palën paditësë për sipërfaqen e truallit prej 398 m2!

Detyrimin e palës së paditur Misioni Shenjtëror Eleonorë që t’ju paguajë paditësve vlerën e të ardhurave të sendit 3,198,919.2 lekë dhe deri në ekzekutimin e vendimit vlerën prej 50.42 lekë per m2 në muaj për sipërfaqen 5282 m2!Detyrimin e palës së paditur Misioni Shenjtëror Eleonorë të kthejë truallin në gjendjen e mëparshme ose t’ju paguajë paditësve Shumën 2,083,560 lekë!
 
A do  ta apeloni ketë vendim?
Patjetër, jemi të vendosur të përdorim çdo instancë ligjore dhe çdo hapësirë që na jep ligji për të drejtat tona, qoftë kjo edhe deri në Gjykatën e Strasburgut.
 
Çfarë tentativash të tjera keni berë për të kërkuar të drejtën dhe a ka patur reagime nga ana e shtetit apo institucioneve të tjera?
Që nga ditët e para të konfliktit dhe deri me sot në veçanti, u jemi drejtuar Kryeministrit të vendit, Presidentit, Avokatit të Popullit si dhe gjithë organeve apo institucioneve që ne mendojmë që duhet të prononcohen për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Çfarë marrëdhëniesh ka Misioni juaj me fetë dhe shtetin në Shqipëri?
Misioni Shenjtëror Eleonorë  është i regjistruar si çdo komunitet tjeter fetar, pranë Komunitetit Shtetërore për Fetë dhe Kultet në Shqipëri në datën 22.11.2004 me  nr. 106. Ne njohim dhe respektojmë çdo institucion fetar që është në Shqipëri, sepse filozofia jonë bazë e besimit ka vetëm një Zot.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament