Gazeta italiane Today ka shkruar një artikull që flet për hetimin e nisur për shpërdorimin e fondeve të partisë Liga e Veriut nga familja e Umberto Bossit nëpërmjet të cilit u zbulua edhe se djali i tij u diplomua në Shqipëri pa frekuentuar asnjëherë universitetin.
‘’Jam njohur me diplomimin tim në Shqipëri vetëm pas këtij hetimi’’, është shprehur Renzo Bossi gjatë seancës së marrjes në pyetje ndërkohë që së bashku më babain e tij u përpoqën të mbrohen nga akuza e blerjes së diplomës në Universitetin Kristal në Tiranë me paratë publike të partisë.
‘’Diplomën me emrin tim e kam parë vetëm pasi u publikua gjatë hetimeve. Mbi të gjitha kam mbetur i habitur me datën e ditëlindjes e cila ishte shkruar gabim’’, u shpreh Renzo duke shtuar se kishte në plan që studimet t’i vijonte në Amerikë dhe se Shqipëria nuk ishte aspak një opsion i zgjedhur prej tij. ‘’Gjithë jetën time kam qenë i përfshirë në politikë, por gjithmonë kam qëndruar larg çështjeve ekonomike të partisë, kështu që nuk kam ndërhyrë në vendimet e administratës’’, ka thënë ai.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com