Moderatorja e “Portokallisë”, Xhemi Shehu përsa i përket jetës private është gjithnjë e kursyer.

Edhe fotot e fëmijëve në rrjetet sociale i ka shumë të rralla, por sa herë që ajo poston një moment të shkëputur nga përditshmëria e fëmijëve të saj, Martini ose Gabrieli, të gjithë fansat e saj në rrjetet sociale vërshojnë me komente.


Edhe pse ende shumë të vegjël ata janë bërë shumë miq me të gjithë  ndjekësit e nënës së tyre e cila u ka trashëguar sytë e mëdhenj e të shkruar, aq sa kur i sheh mund të themi që të dy ata janë sozi e moderatores.
Gabrieli
   Në foto djali i Xhemi Shehu

Së fundmi Xhemi ka ndarë një foto të vogëlushit 2 vjeçar i cili shihet teksa lahet në vaskën e tij, mesa duket vendi i tij i preferuar.

“Nesër del që këtu”, është mbishkrimi që ka vënë Xhemi mbi foto, e cila mesa duket e ka marrë me terezi dëshirën e të birit.  

Redaksia Online 
E.S / Shqiptarja.com