‘Djali u ka mbetur në dorë policëve’, flet babai i 31-vjeçarit që humbi jetën në qeli: S’kishte shenja në qafë dhe as të nxira

 

Babai i 31-vjeçarit Ilvi Meta thotë se djali i tij nuk e ka vrarë veten, pasi nuk kishte shenja në qafë dhe as të nxira. Sipas tij djali “iu ka mbetur në dorë policëve”, ndërsa shtoi se lajmin për vetëvrasjen e tij me lidhësen e këpucëve e mësoi nga lajmet në televizion.

“Është lajm shumë i hidhur. Unë isha në punë kur e mora vesh, e mora vesh te lajmet. Isha te policia nuk më pranuan fare. Policia s’më ka thënë asgjë. Një herë është shoqëruar në polici, gjatë viteve të fundit. Autopsia është bërë. Nuk është e vërtet që ka qenë problematik. Policia ishte problem për atë, jo ai për policinë. Kur ata s’më lanë ta shihnin djalin, ca policie është kjo? Nuk e kisha parë me sy djalin. Nuk ka pasur shenja në qafë mesa kemi parë, nuk është i nxirë i ka ngelur në dorë policisë.


Lajmi kryesor:

PAMJE TË RËNDA/ Shenja e litarit në fyt, del FOTO e Ilvi Metës pas vdekjes brenda Komisariatit të Kavajës! Babai: U ngeli në dorë policëve! Arrestohen 3 efektivë


J.GJ.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu