Djallëzi nga Trump? Marshuesit
gjejnë të kyçura dyert e tualeteve
Ishin të hapur ditën e inaugurimit të presidentit, protestuesit mendojnë se është bërë me qëllim
Kundërshtarët e Donald Trump thonë se presidenti i ri është i gatshëm të bëjë shumë gjëra. Tani mund t'i shtojnë listës edhe tualetet e kyçur.
Qindra protestues janë rreshtuar jashtë tualeteve portativë të kyçur në Madison Drive, ku njerëzit përpiqen të heqin shulat apo t'i shqyejnë dyert me forcë.
“Kur të shpëton, të shpëton", thotë Courtney Mussoline, 35 vjeç, nënë e tre fëmijëve.
Disa nga njerëzit në radhë, përfshirë 29-vjeçarin Jack Lin, një inxhinier programesh kompjuterike nga Albany, New York, thotë se dyshojnë se Trump ka urdhëruar mbylljen e tualeteve për të mundur marshuesit. Ato ishin të hapura dje, gjatë Ditës së Inaugurimit.
“Vras mendjen nëse janë taksapaguesit që paguajnë për këto", thotë Lin.
Organizatorët e marshimit të grave kanë marrë me qira tualete portativë përtej Natioanl Mall, parku kombëtar në Uashington, nga memorali i Lincolnit te Capitoli. Por kalimi i parkut mes demonstruesve të tjerë merr e pakta dhjetë minuta.
“Nuk e di nëse është me qëllim apo jo, por kjo është zhgënjyese", thotë Adam Nathan, 51 vjeç, një biznesmen nga Seattle.
Një grua, e cila nuk e tregoi emrin nga frika e ndonjë kundërveprimi të mundshëm nga ana e qiradhënësve të tualeteve, u përpoq për pesë minuta, pa sukses, të hapte një nga drynët me një kapëse letrash.
“Nuk më shkohet në banjë, thjesht dua të ndihmoj ata që kanë nevojë", tha gruaja.
d.i./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.9%
-
JO
49.1%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 1263
Lajme të tjera
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Fierit, të akuzuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 8 të tjerë
24 Mars, 13:13
-
Ilir Meta feston sot ditëlindjen, poston foton e veçantë më të ëmën
24 Mars, 13:12
-
'Jemi Kombëtare e brishtë, s'kemi rritje', Rudi Vata për Report TV: Sylvinho detyrim të qëndrojë në Shqipëri, s'i siguruan një miqësore
24 Mars, 13:11
-
Të shtrirë bashkë në suitë, Lorenci puth Jorin: Të dhashë puthjen e natës së mirë moj shpirt
24 Mars, 12:58
-
Rama pritet në takim nga ministri i jashtëm britanik: Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë miq dhe aleatë! Po punojmë bashkë për emigrantët e paligjshëm
24 Mars, 12:55
-
Bizneset ‘me lupë’ për punëtorë, kreu i shoqatës së Fasonerisë në Report TV: Shkak emigrimi, dhe pagat! Presim punëtorë nga Filipinet
24 Mars, 12:47
-
Lufta në Ukrainë: Si vizatimi i një fëmije rus ndezi një hetim policor
24 Mars, 12:46
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore! Të vetmit që 4 zgjedhjet e kaluara kanë ‘goditur në shenjë’ rezultatin e saktë
24 Mars, 12:38
-
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, SHBA kundërpërgjigjet
24 Mars, 12:35
-
Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët
24 Mars, 12:33
-
Rusia do të përdorë "çdo armë" për të ndaluar Ukrainën të marrë Krimenë
24 Mars, 12:30