'Djalli' që u kthye në engjëll, Juventus mendon rinovimin me Max Allegrin

'Djalli' që u kthye në engjëll, Juventus mendon rinovimin me Max Allegrin

Massimiliano Allegri

Kaloi muaj të vështirë mes fërshëllimave të tifozëve, por Massimiliano Allegri po e dërgon Juventusin drejt rrugës së duhur dhe për këtë "Zonja" duket se do i rinovojë kontratën.

Sipas Gazzetta dello sport, drejtuesit e Juventusit duan të takohen me trajnerin në pranverë për të folur për të ardhmen. Jo vetëm ai i menjëhershëm, i kuptuar si merkato e qershorit (me Calafiori, Koopmeiners dhe Sudakov në pritje), për të qenë në lartësinë e detyrës së rikthimit të madh në Champions League, por edhe për të vlerësuar rinovimin e një kontrate që skadon në vitin 2025.

Vështirë të mendosh se sezonin e ardhshëm Juvja mund ta fillojë me një trajner që është një hap larg skadimit të kontratës aktuale. Kjo është arsyeja pse do të flitet për një zgjatje, por me shifra më të ulëta se kontrata katër vjeçare e nënshkruar me ish-presidentin Andrea Agnelli në vitin 2021.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë