Djathë furre me perime

Përbërësit:

  • 250 gr djathë i bardhë
  • 200 gr domate
  • 4 speca
  • 3 qepë
  • 1 spec jeshil djegës i grirë imët
  • 1 lugë çaji paprika
  • 1 lugë çaji rigon
  • Piper i zi i bluar
  • Vaj ulliri për spërkatje

Përgatitja:

Në një enë që mund të futet në furrë dhe ku do ta servirim buyurdi-n, vendosim djathin feta. Sipër dhe rreth djathit shtojmë domatet, specat dhe qepët e prera në rrathë si dhe specin djegës. Në një tas të vogël përziejmë paprikën, rigonin dhe piperin e zi, dhe këtë përzierje e hedhim sipër. Spërkatim me vaj ulliri sipas dëshirës. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 20–30 minuta, duke e kontrolluar herë pas here. Djathi duhet të zbutet, ndërsa domatet dhe speci të vyshken lehtë.