Djathi i famshëm dhe i çmuar italian konservohet në bankë…ruhet me sisteme alarmi e kamera infra të kuqe

Djathi i famshëm dhe i çmuar italian konservohet në bankë…ruhet me sisteme alarmi e kamera infra të kuqe

Këtë herë është teknologjia e lartë ajo që do të strehojë djathin më të mirë në botë.

Në rajonin italian të Emilia-Romagna, prodhuesit kanë marrë me qira "bankën e djathit" për të mbrojtur nga hajdutët thesarin e tyre dhe për ta ruajtur atë në kasaforta me ajër të kondicionuar, duke e ruajtur gjithashtu me sinjale alarmi, kamera infra të kuqe dhe pajisje antisizmike.

Rajoni i Italisë Veriore është i vetmi në botë që mund të përdorë ligjërisht emrin Parmigiano-Reggiano, djathin e fortë dhe të thatë me qumësht të skremuar.

"Vlera totale e djathit që kemi këtu vlerësohet në mes 120 dhe 130 milion euro," shpjegon Roberto Frignani, drejtori i bankës CREDEM. Ky ‘ar i ngrënshëm’ është shënjestruar nga hajdutët aq shpesh sepse çdo rrotë djathi vlen deri në 400 euro.

Punonjësit e bankës së djathit luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen në kushte të përshtatshme.

"Temperatura nuk duhet të kalojë 20 gradë. Idealja është midis 16 dhe 18 gradë. Lagështia duhet të jetë gjithashtu e lartë, por jo shumë e lartë, midis 70 dhe 80 përqind në mënyrë që Parmigiano-Reggiano mund të ‘marrë frymë’ dhe të heqë dhjamin e saj "thotë punonjësi i bankës Federico Rotelli.

Me një çmim kaq të lartë për shkak të stazhonimit të gjatë, që mund të zgjasë nga një deri në tre vjet, djathi I famshëm Italian është një nga ushqimet më të mira në botë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë