Dje në qeveri sot në opozitë, Mesila
Doda shet shtëpinë e pushimit

Dje në qeveri sot në opozitë, Mesila<br />Doda shet shtëpinë e pushimit
Nëpërmjet një statusi në faqen  e tij në Facebook, bashkëshorti i deputetes së Partisë Demokratike, Mesila Doda, gazetari Enkel Demi, ka shkruar se kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e përbashkët të pushimit në Golem. “Kavajë, shes apartament 2+1+verandë Kati 1, 93 m²(Fshati turistik Marea, Qerret, Golem, Kavajë)Zona/Rruga : Fshati turistik Marea, Qerret, Golem, Kavajë Kati i parë, hyrje e pavarur, 150 m2 oborr, 93 m2 banesë, dy dhoma gjumi, një dhomë qëndrimi+kuzhinë. Shitet e kompletuar.



Banesa është me hipotekë. Banesa gjendet mes pishave, 300 m larg bregut, në zonën më të mirë rezidenciale, e ruajtur dhe e vëzhguar nga siguria, me ambjente pushimi, pishina verore dhe dimërore.Çmimi 100000 euro i diskutueshëm.”



(Në Foto: Ambjente nga shtëpia e pushimit të Enkel Demit dhe Mesila Dodës në Golem, Kavajë)

Gjithashtu Demi ka publikuar në Facebook edhe dokumentacionin e pronësisë të shtëpisë dhe foto të ambjenteve të saj.



Ndoshta çifti tashmë që deputetja Doda është në opozitë ka vendosur të ndërrojë destinacionin e pushimeve?

Redaksia Online

46/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin