Gjirokastër/ Dje u shënua viktima e parë nga zjarret, riaktivizohet vatra në fshatin Arshi Lengo, por vihet në kontroll! Lunxhëria e dërrmuar nga flakët, digjen mbi 600 hektarë

Qindra hektarë tokë janë shkrumbuar brenda 24 orëve të fundit në njësitë administrative Antigone dhe Lunxhëri të bashkisë së Gjirokastrës. Ndonëse paradite situata u normalizua në Gjirokastër ku u shuan të gjitha vatrat e zjarrit, nuk ka kaluar shumë kohë në qetësi pasi është riaktivizuar sërish një tjetër vatër, ajo në zonën e fshatit ‘Arshi Lengo’, ku humbi jetën dje 64-vjeçari Andrea Haxhiaj. Falë angazhimit të trupave të FA zjarri është vënë në kontroll.

Edhe një tjetër vatër e rrezikshme zjarri në Lunxhëri u riaktivizua sërish sot në mëngjes, por është shuar pas ndërhyrjes me helikopter. Krahas helikopterit edhe forcat e PMNZSH Gjirokastër të mbështetura nga 100 forca ushtarake kanë qenë në terren për të shuar këtë vatër mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë. Në orën 03:30 të mesnatës janë shuar flakët në Kalanë e Shën Triadës ku gjenden antenat e telefonave celulare. Vatra në Lunxhëri e cila ishte e vetmja e riaktivizuar sot në Gjirokastër, ka marrë fund. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se mëngjesi i sotëm ka nisur i qetë në Gjirokastër dhe tani që vatrat janë shuar ka kërkuar ndihmën e komunitetit për identifikimin e zjarrvënësit.

Dje zjarri rrezikoi seriozisht banesat e 3 fshatrave në Lunxheri, konkretisht fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, ku u dha urdhër evakuimi për banorët në mënyrë që të mos u rrezikohej jeta, por fatkeqësisht u shënua edhe viktima e parë nga zjarret. Në përpjekje për të shuar zjarrin që i kishte shkuar pranë banesës së tij, ka humbur jetën Andrea Haxhiaj, kurse e plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila pësoi djegie dhe asfiksim në nga tymi. Ajo është dërguar në Tiranë për kurim më të specializuar. Gjatë luftës me flakët pësoi gjendje asfiksimi edhe ushtari i Forcave të Armatosura, Edlir Goxhaj, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Si pasojë e zjarrit 700 hektarë janë shkatërruar në Gjirokastër.

1628065199_16280098331628006659Screenshot2.jpg

Andrea Haxhiaj, 64 vjeç viktima në zjarret e Gjirokastrës

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:21
Riaktivizohet zjarri në fshatin Saraqinisht në Lunxhëri, flakët 'përpijnë' kodrat

Duket se nuk ka paqe për Gjirokastrën, ku një vatër zjarri është riaktivizuar në fshatin Saraqinisht në Lunxhëri. Flakët kanë përfshirë kodrat e fshatit, duke djegur hapësira të tëra me pemë e shkurre. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ora 12:08
Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin ‘Arshi Lengo’ në Gjirokastër

 

Riativizohet vatra e zjarrit në fshatin ‘Arshi Lengo’ në Gjirokastër. Zjarrfikësja ka shkuar për të neutralizuar flakët. Kujtojmë se dje në fshatin Arsim Zeneli humbi jetën 64-vjeçar që pasi luftonte me flakët që i rrezikonin shtëpinë.

Ora 09:14
Normalizohet situata në Gjrokastër, Peleshi: Të gjithë vatrat e zjarrit janë eliminuar! Kërkojmë bashkëpunim komunitar për identifikimin e zjarrvënësit

1628061487_22938268040971257403367624640310367975714509n.jpg

Normalizohet situata e zjarreve në Gjirokastër pas një “lufte” të vështirë me flakët ditën e djeshme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook  Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se mëngjesi i sotëm ka nisur i qetë në Gjirokastër pasi të gjithë vatrat e zjarrit në Gjirokastër janë shuar.

Vatrat e zjarrit janë eliminuar thotë Peleshi dhe kjo falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër.

"Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm", shkruan Peleshi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 04/08/2021 10:27

    Pse nuk perdorin dronet? Po rojet e pyjeve pse nuk i shtojne gjate sezonit te veres?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja