Edhe pse kanë kaluar 6 ditë pnga aksidenti tragjik që i ndodhi autobusit me përfaqësues të Kishës Ortodokse të Vlorës në Krujë gjendja shëndetësore e disa prej të plagosurave mbetet kritike.
Si pasojë e djegieve të marra nga flakët që përfshinë autobusin 4 prej grave të plagosura nga 10 që mbahen në shtruara në repartin e djegie plastikës në kryeqytet janë nisur drejt Greqisë për një trajtim më të specializuar pasi kanë djegie në 50 % të trupit të tyre.
V.M. 57 vjeç, M.R. 66 vjeç, L.H. 70 vjeç, dhe S.L. 69 vjeç janë nisur drejt Greqisë me helikopter brenda 24 orëve.
Ministria e shëndetësisë bën me dije se është bashkëpunuar me Ambasadën Greke në Tiranë për të çuar në Greqi 4 të moshuarat e plagosura. Më herët Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj bëri të ditur se nëse do të ishte e nevojshme disa nga pacientët do të dërgoheshin në Greqi.
Ndërkohë gjendja shëndetësore e 6 të plagosurave të tjera po përmisohet dhe sipas mjekëve në shërbimin e djegie plastikës, situate e tyre po shkon drejt stabilizimit.
Redaksia online
(s.m/shyqiptarja.com)
/Shqiptarja.com