TIRANË - Bashkia e Tiranës u ka krijuar kushtet për t’u strehuar të gjitha familjeve te komunitetit rom ne Shkoze, të cilave i’u dogjën shtëpitë nga zjarri. Bashkia po ndërton strehime provizore prej druri për këtë komunitet. Punimet kanë nisur paraditen e sotme, ku do të ngrihen baraka të reja për secilën familje. Drejtoresha e Shërbimit Social në bashki Besjona Dede u shpreh se shumë shpejt do të ketë një plan për sistemimin përfundimtar të komunitetit rom.

“Me rindërtimin e barakave, të cilat do të jenë një strehim provizor për këto familje dhe për të gjithë komunitetin , pasi për një periudhë të shkurtër kohore ky komunitet do të ketë mundësi të jetojë në kushte më të mira jetese, si pasojë e aplikimit të një plani për sistemimin e jetesës së komunitetit rom. Plan, i cili do të synojë , jo vetme përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe fuqizimin e familjeve , krijimin e mundësive për arsimim dhe shërbim shëndetësor”, - tha Besjona Dede.

Banorët kanë falënderuar bashkinë për mundësinë që u ka dhënë për t’u strehuar. Gjithashtu familjeve u është ofruar ushqim dhe veshmbathje nga Bashkia e Tiranës.

11 familjeve rome iu dogjën barakat tri ditë më parë. Ata thyen xhamat e banesave sociale si dhe u përplasën me policinë.
/Shqiptarja.com

VIDEO