Djegia e kishave, MPJ: Kundër
thirrjeve raciste e etnike

Djegia e kishave, MPJ: Kundër<br />thirrjeve raciste e etnike
TIRANË – Ministria e jashtme e Shqipërisë shprehu shqetësim për ngjarjen në fshatin Labunishtë të Strugës, ku janë djegur ambiente të një kishe nga persona ende të paindentifikuar.  Sipas deklaratës zyrtar të MPJ, Ky akt i shëmtuar, dhe disa ngjarje të tjera të kohëve të fundit, pavarësisht nga kush janë kryer dhe nga cilat motive janë shtyrë, janë të dënueshme.
“Ato nuk i shërbejnë frymës së bashkëjetesës multikulturore dhe multietnike të Maqedonisë. Thirrje apo veprime me karakter përçarës, diskriminues e racist që mbjellin urrejtje etnike e ndërfetare, janë të papranueshme nga vetë shoqëria e opinioni publik në Maqedoni. Diversiteti etnik, kulturor dhe fetar i Maqedonisë është një vlerë për vendin dhe jo premisë për intolerancë. Është e nevojshme të respektohet historia dhe trashëgimia kulturore e gjithsecilit komunitet në vend, dhe të promovohen vepra që përmbajnë elemente bashkuese e farkëtojnë kohezionin social, dhe jo ndarje”, thuhet në deklaratë.
MPJ thekson se Me vepra konsensuale e aktivitete të përbashkëta në jetën shoqërore të vendit, mes maqedonëve dhe shqiptarëve, krijohen mundësi reale për jetësimin e vlerave fondamentale evropiane, të cilat i ka përqafuar rajoni. Sipas saj, harmonia ndëretnike, ndërkulturore dhe ndërfetare është themelore për integritetin dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe për gjithë rajonin e Ballkanit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset