Djegia e "Koha Jonë", rihapet dosja
Lesi: Të pyetet Berisha e Visho Ajazi
Prokuroria e Tiranës rihap dosjen e djegies së redaksisë “Koha Jonë” më 2 mars 1997. Botuesi i kësaj gazete, Nikollë Lesi u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij. Kërkon të pyeten si persona që kanë dijeni edhe Sali Berisha, Visho Ajazi. (Ne foto: Redaksia e djegur 2 mars 1997)
TIRANE- Prokuroria e Tiranës rihap dosjen e djegies së redaksisë “Koha Jonë” më 2 mars 1997.
Botuesi i kësaj gazete, Nikollë Lesi u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa shton se kishte kërkuar në Prokurori të pyeten si persona që kanë dijeni edhe Sali Berisha, Visho Ajazi, Agim Shehu, dhe Agron Musaraj.
“Djegia e ‘Koha Jonë’ nuk mbyllet pa u ndëshkuar autorët”- tha Lesi pasi doli nga Prokuroria.
CFARE POSTI MBANIN NE 1997 Sali Berisha mbante postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Agim Shehu mbante postin e ish zv/ministrit të Brendshëm dhe ish-Drejtor i Policisë.
Agron Musaraj mbante postin e Ministrit të Brendshëm.
Visho Ajazi mbante postin e zv. drejtor për Shërbimin e Jashtëm, në Shërbimin Informativ Kombëtar në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede. Prej gushtit të 2012 Visho Ajazi ndodhet në krye të SHISH me dekret të presidentit Nishani.
”Koha Jonë” ishte gazeta gazeta e parë e pavarur e private në Shqipëri, pas shembjes së komunizmit. Natën e 2 marsit 1997 redaksia e gazetës u dogj dhe drejtuesit e gazetës bënë përgjegjës Policinë Sekrete të Shtetit të asaj kohe. Një ditë më parë, ishte shpallur gjendja e shtet-rrethimit të shtetit. Në vitin 2012 Gjykata pushoi çështjen me arsyetimin se kanë kaluar afatet.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24