Djegia e Kuranit, Irani: Akt fyes e
provokues, SHBA të kërkojë falje

Djegia e Kuranit, Irani: Akt fyes e <br />provokues, SHBA të kërkojë falje
IRAN-Ministria e Jashtme iraniane ka dënuar djegien e kopjeve të Kuranit nga pastori amerikan, Terri Xhons. Përmes një deklarate ministria e jashtme e Iranit e ka kosnideruar këtë akt “fyes dhe provokues”, ndërsa SHBA duhet të reagojnë dhe t’u kërkojnë falje besimtarëve myslimanë.

Pastori amerikan Terri Xhons ka djegur kopje të Kuranit më 28 prill në shenjë proteste kundër burgosjes së pastorit të krishterë, Juseg Ndarkhani, në Iran. Ky i fundit, 32 vjeç, është arrestuar në vitin 2009 dhe është dënuar me vdekje për shkak të konvertimit tëtij nga mysliman në të krishterë.

Gjithsesi vendimi për dënimin me vdekje është përmbysur nga Gjykata Supreme e Iranit në muajin shkurt. Ndërkaq Pentagoni i ka kërkuar pastorit Xhons të përmbahet nga djegia e Kuranit, duke shprehur shqetësim se këto akte mund të cënojnë sigurinë e forcave të NATO-s në Afganistan.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari