Djegia e mandateve të opozitës, reagon Bujar Nishani: Akt historik, ne jemi alternativa për një Shqipëri të mirë

Djegia e mandateve të opozitës, reagon Bujar Nishani:  Akt historik, ne jemi alternativa për një Shqipëri të mirë

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka komentuar vendimin e opozitës lidhur me djegien e mandateve. Nishani e ka vlerësuar qëndrimin e opozitës duke e cilësuar si një vendim të rëndësishëm dhe një akt historik që çdo opozitar duhet të bëjë, t’i bashkohet qëndrimit të kredemokrtit Basha. Sipas tij, shteti nuk po kujdeset për të vobektit. Nishani shton se nuk duhet të që një pakicë pushtetarësh të inkriminuar dhe oligarkësh të asgjësojnë besimin dhe shpresën e një populli të tërë.

Postimi i plotë i Nishanit:

“Dorëzimi i mandateve parlamentare nga opozita është një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normaliteti, për nisjen e një projekti të madh të një Shqipërie ndryshe.

Ky akt i demonstrimit të përgjegjshmërisë më sipërore civile shënon marrjen në dorë dhe udhëheqjen prej opozitës të një Lëvizje madhore qytetare të rëndësisë dhe përmasave të Lëvizjes së vitit 1990, por sot me mjete dhe akte më të ndryshme.

Historia e shoqërive njerëzore, për fitimin dhe vendosjen e standardeve dhe garancive të lirisë, të së drejtës dhe oportuniteteve për zhvillim, na ka treguar se nuk ka pushtet që të mund ti imponohet shumicës dërrmuese të qytetarëve në marshimin dhe lëvizjen e tyre për çmontimin e atij pushteti, për rrëzimin e modelit të dhunës, grabitjes, mashtrimit, komprometimit dhe kalbëzimit të shoqërisë, zhbërjes së vlerave dhe besimit të një populli të tërë.

Nuk mund të ndodhë dot kurrë që një pakicë pushtetarësh të inkriminuar dhe oligarkësh të përçudnuar të asgjësojnë besimin dhe shpresën e një populli të tërë.

Kjo mund të ndodh vetëm nëse një popull shuhet totalisht, nëse një komb zhbëhet përfundimisht, nëse një vend copëzohet e shitet i gjithi.

Pas 107 vitesh që nga krijimi i tij, Shteti Shqiptar u agresua dhe linçua pikërisht në këtë formë të paparë kurrë më parë.

Në këto 6 vitet e pushtetit të një sekti i vetëquajtur ‘rilindje’, i cili shfrytëzoj bazën e Partisë Socialiste si koperturë dhe krimin e organizuar si kolonën bazë për të marrë pushtetin, ky rrezik u shfaq realisht.

Një sekt që tashmë qartësisht i evidentur që jo vetëm ka tradhtuar e s’ka asnjë lidhje me ata mijëra votues të së majtës apo socialistë shqiptarë por definitivisht identifikuar si një ngrehinë e grupeve të krimit të organizuar, oligarkësh spekulantë dhe pastrues parash, si një ngrehinë lidhur ngushtësisht me qarqet më obskure albanofove.

Institucione të rëndësishme ndërkombëtare dhe media prestigjoze ndërkombëtare më së fundi kanë publikuar dhe denoncuar fakte të rënda ku vërtetohet se qeveria aktuale ka tjetërsuar vullnetin politik të popullit shqiptar gjatë zgjedhjeve të fundit politike në 2017 duke provuar publikisht dhe formalisht se kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin e shumicës qeverisëse, se vendet e maxhorancës në parlament në masë të konsiderueshme nuk janë produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë por të dhunës, agresivitetit, grabitjes së grupeve të krimit të organizuar, parave të pista dhe veprimeve antiligjore të detashmenteve nga policia e shtetit dhe degët operacionale (në kuptimin e kontaktit dhe shërbimit me publikun) të administratës shtetërore.

Ky zgrip 6 vjeçar i detyroj shqiptarët drejt një emoragjie migratore parandalim dhe imponimin e perceptimit se shpresa nuk ekziston më, besimi nuk vlen, e ardhmja nuk i përket vullnetit dhe lirisë së individit por të pushtetshmit, të dhunshmit, vrasësit, grabitësit.

Por ky zgrip historik solli dhe misionin e pergjegjësinë historike te opozitës.Opozita shqiptare ka sot një përgjegjësi dhe detyrë historike.

Së bashku me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë të nisë një rrugëtim ndryshe, të ri dhe serioz të Shqipërisë.

Të kthej besimin, shpresën, normalitetin e shtetit dhe njerzillëkut për shoqërinë e popullin.

Opozita ka ndërmarrë sot një hap që sakrifikon një privilegj nominal të përkohshëm siç është mandati i deputetit por që po investon dhe angazhohet në shërbim të një interesi madhor për të nesërmen e çdo shqiptari pavarësisht se çfarë statusi ka në shoqëri, rend institucional, besim religjioz apo përkatësi partiake.

Opozita me këtë akt të përgjegjshmërisë më të lartë nis të udhëheq një proçes që për alternativë të vetme ka një Shqipëri të nesërme pa banditë e trafikantë në Parlament, pa vrasës e gangsterë në administratën shtetërore.

Një Shqipëri ku detyrën, sjelljet, të drejtat, detyrimet e gjithsecilit i përcakton, rregullon, mbron e gjykon ligji dhe Kushtetuta jo Kryeministri dhe të fortët përreth tij.

Një Shqipëri ku qytetari, i moshuar apo fëmijë qoftë, i pasur apo i vobektë qoftë merr shërbime normale e të drejta kudo, në spitale, shkolla, bashki, në tatime, hipoteka, kudo në çdo zyrë.

Një Shqipëri ku miku dhe sponsorizuesi i qeveritarit të mos mundet më të fus dorën në xhepin e të pambrojturit.

Një Shqipëri ku dhe më i pamunduri e i vobekti nuk ndihet i përdhosur e i marrë fund.

Ky rrugëtim nuk është i lehtë. Aspak!

Por i mundshëm.

Sot, i domosdoshëm.

Kjo sakrificë politike e opozitës dhe Lulëzim Bashës sot është shërbimi më i përunjur ndaj nevojës madhore të shqiptarëve për shpëtim”, përfunson Nishani.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 18/02/2019 16:56

    Kujt I plasi se u dogjen mandatet e banditeve

    Përgjigju
  • etjon: 18/02/2019 16:22

    Ti su bere qe su bere oficer,ngele nje cop kapter!

    Përgjigju
  • saje: 18/02/2019 16:15

    ore kapterr i djallit, po kaq budalla e di popullin ti mo, kaq rrk jemi ne pttuuuu...te gjete e keqja

    Përgjigju
  • sula: 18/02/2019 16:13

    Nishan alternatuva e jote me e mir asht mos me duk mo ne media

    Përgjigju
  • toni: 18/02/2019 15:38

    po ti je i djegur si njeri,ndaj do te djegesh edhe pd,po mir ben,nuk i duheni njeri

    Përgjigju
  • Erjon: 18/02/2019 15:36

    Ik mor sakat y mutit

    Përgjigju
  • Besnik: 18/02/2019 15:25

    Ore qysh do na vej halli..tani è kuptoj pse kan tallur by...n greku e serbi gjithe kohes me ne...po pse keshtu do e beni Shqiperin ju o Nishan?Pse more na jeni qepur e s'na lat te ngrem koken edhe ne si popull po nje jete te tere duke degjuar denglat tuaja.. Kurr mos befshi kismet.. U denofte zoti!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës