Djemtë e Mubarakut
në gjyq për mashtrime

Djemtë e Mubarakut <br />në gjyq për mashtrime
KAJRO - Gamal dhe Ala Mubarak, dy djemtë e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, do të përballen me gjyq të ri. Ky gjyq do të zhvillohet pasi të dy djemtë akuzohen për mashtrime në aksionet e tregjeve. Gamal dhe Ala Mubarak, së bashku me babanë e tyre, tashmë po gjykohen nën akuza të tjera për korrupsion gjatë regjimit 30-vjeçar të Mubarakut. Ish-presidenti egjiptian, i cili është përmbysur në kryengritjen popullore të vitit të kaluar, akuzohet edhe për përfshirje në vdekjen e rreth 900 protestuesve gjatë protestave më 2011.Gamal dhe Ala janë arrestuar së bashku me babanë e tyre në prill të 2011-ës.

(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot