Mjafton të shikosh komunikatat e përditshme zyrtave të Drejtorive të Policisë nga qytete të ndryshme të vendit për të kuptuar se dhuna në familje është një fenomen mjaft shqetësues për vendin tonë. Rastet e ushtrimit të dhunës psikologjike dhe fizike janë prezente në thuajse çdo njoftim, e veç dhunës së burrit ndaj gruas, apo edhe e kundërta, bie në sy se "ngrihet dorë" edhe ndaj vetë prindërve.
I tillë është edhe rasti i një 82-vjeçari nga Elbasani, i cili ishte bërë pre e dhunës së djalit të tij 39-vjeçar. Për pasojë ai ishte pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Elbasanit, por as kjo nuk kish mjaftuar që djali të ndalte dhunën. Gentian Çela u arrestua nga efektivët e policisë pasi gjatë ditës së djeshme (6 nëntor) ka kërcënuar babain e tij të moshuar dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Ndoshta kjo vjen për t'i bërë presion atij që të tërhiqet nga padia.
39-vjeçari akuzohet për "dhunë në familje" dhe "veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës".
Një tjetër rast i dhunës ndaj babait është shënuar edhe në qytetin e Beratit. Këtë radhë bëhet fjalë vetëm për dhunë psikologjike të një fëmije 19-vjeçar me inicialet P.A ndaj babait të tij 50 vjeç H.A. Në këto kushte, policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com