Zv. Kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet për shkak se situata penale i është rënduar, është e dyshuar se manipuloi të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj. Me këto argumente kryesore, SPAK ka kërkuar në Kuvendin e Shqipërisë heqjen e imunitetit të Ballukut, për të kërkuar më pas arrestin e saj.
Në relacionin e përmbledhur dorëzuar në Kuvend, që Report Tv disponon, Prokuroria thotë se përmes metodave speciale të hetimit ka zbuluar se Balluku i ka bërë presion një prej vartësve të saj, edhe pasi është marrë e pandehur dhe ende nuk ishte pezulluar nga detyra.
Nga pozicioni i zv. Kryeministres dhe ministres thotë SPAK Balluku “ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K (vartëse e saj)”
Në relacion SPAK rendit 11 tendera për të cilat Balluku po hetohet. Prokuroria i informon deputetet se përveç tenderit të Llogarasë 190 milionë euro për të cilin është marrë e pandehur apo 7 loteve të Unazës së Madhe 450 milionë euroshe për të cilat është person në hetim, Balluku dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë. Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar më shumë se 245 mln euro nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, tenderin e rrugës Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtja e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro. Të gjitha këto 11 tendera nëse do t’I shtonim dhe vlerat e TVSH-së shkojnë rreth 1.2 mld euro.
"Nga aktet e administruara rezulton se në lidhje me zhvillimin e procedurave të prokurimit të sipërcituara, shtetasja Belinda Baliuku duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurat e prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, që në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, me qëllim favorizimin e operatorit ekonomik fitues të këtyre procedurave të prokurimit publik. Në lidhje me këto procedura prokarimi të tjera, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të shtetases Belinda Balluku, nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Exis Berberi, të cilët kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorët fitues të procedurës së prokurimit. respektivisht për: operatorin ekonomik Salillari sh.pk, bashkimin e operatorëve ekonomikë 44- sh.pk, "IDK konstruksion" sh.pk, "ED konstruksion" sh.pk.; operatorin ekonomik "Alh-Sur sh.pk; bashkimin e operatorëve ekonomike "GPG Company" sh.pk dhe "Senka sh.pk, operatorin ekonomik "Gjoka Konstruksion sha, bashkimin e operatorëve ekonomike Alko-Impex General Construction" sh.pk dhe "27" sh.pk,duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020", thotë në relacion SPAK për tenderat e 7 loteve të Unazës së Madhe, për të cilët ka regjistruar Ballukun si person në hetim.
Që në fillim Prokuroria e Posaçme kërkon që shqyrtimi i kërkesës për imunitetin e Belinda Ballukut të bëhet me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
Në dokumentin e firmosur nga prokurori Dritan Prençi thuhet se rëndimi i masave të sigurisë, duke zëvendësuar pezullimin nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, kërkohet posaccërisht për provat e reja, që s’kanë qenë objekt në vendimet e mëparshme të gjykatave.
Provat e reja për Ballukun SPAK i dorëzoi edhe në GJKKO-në e Apelit këtë të enjte, në seancën ku zv. Kryeministrja dhe ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte kërkuar heqjen e masave të sigurisë ndaj saj. Por GJKKO e rrëzoi, dukë lënë në fuqi bllokimin e pasaportës, ndërsa ccështjen e pezullimit nga detyra nuk e mori fare në shqyrtim deri në vendim përfundimtar në Kushtetuese. Për dy nga të pandehurit e tjerë të dosjes Balluku, drejtorin e KESH Erald Elezi dhe kreun e ARRSH Gentin Gjyli, gjykata la në fuqi arrestin në shtëpi.

Foto: Pjesë nga Relacioni i SPAK i dorëzuar në Kuvend për imunitetine zv. Kryeministres Balluku
Komente











Mos e arrestoni more legen ! Pse cberi Ahmet Zogu Berisha Nano Ramizi Edi Pandi , te gjithe e vodhen dhe iken sodomos Zogu me cash gold komplet ! Mos e arrestoni ballukun. Pushteti eshte semundje ajo thjesht ka marre ca nga parate e thesit te madh te pppullit ! Mos e arrestoni ! Jooooooo ! Mosssssss
Përgjigju