SHKODER- Një apartament është përfshirë nga flakët, sot në mëngjes, në katin e parë të një pallati në lagjen “Xhabije” të Shkodrës. Zjarri shpërtheu në apartamentin e Qazim Avdiut, 73 vjeç. Nga të dhënat e para mësohet flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi, në momentin kur i moshuari ka tentuar ta ndezë për të bërë kafen.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa i moshuari është dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës. Burime nga spitali, bëjnë të ditur për “Shqiptarja.com” se i moshuari ka djegie të shumta në trup. Shpërthimi shkaktoi dhe dëme materiale në banesë.
/Shqiptarja.com