Doçi-drejtuesëve të festivalit:Pajisni
publikun me tekstet e këngëve

Doçi-drejtuesëve të festivalit:Pajisni<br />publikun me tekstet e këngëve
“Unë jam teksteshkrues i 40 festivaleve, nga 46 që janë zhvilluar dhe kam të drejtë ta kërkoj këtë”, tha poeti i njohur i këngëve të festivalit në Radio-Televizionin shqiptar, Agim
Doçi, dje gjatë prezantimit të këtij festivali. 

Ndërsa fatura e festivalit prej 45 milionë lekësh, nuk e kishte përfshirë koston e botimit të teksteve në fletëpalosjen për publikun, Doçi insistoi që kjo të bëhej patjetër. 

“Ne duhet të mendojmë për publikun. Tekstet e këngëve nuk mund të përvetësohen shpejt nga publiku. Duke e pasur tekstin përpara ata mund të jenë më të lidhur me këngën”. 
Pas reagimit të Agim Doçit, drejtori Martin Leka ia premtoi botimin e teksteve të këngës në fletëpalosjet për publikun, madje edhe se do të gjente fonde shtesë, "që përbën 0,01 përqind të kostos së këtij festivali"
, siç u shpreh drejtori Martin Leka.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve