Do dashuroheni si të marrë me partnerin tuaj! Beqarët sado të mundohen, s'do e gjejnë dot princin e kaltër...horoskopi për sot

Do dashuroheni si të marrë me partnerin tuaj! Beqarët sado të mundohen, s'do e gjejnë dot princin e kaltër...horoskopi për sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars – 20. prill

Fale ndikimit pozitiv te Venusit, këtë jave do jeni edhe me sensuale ju te dashuruarit. Për çdo gjë do flisni hapur dhe nuk do kërkoni gjithmonë te dale e juaja. Mirëkuptimi dhe toleranca do jene pika te forta qe do e çojnë lidhjen përpara. Beqaret do jene me te hapur dhe gati për te bere edhe çmenduri te vogla vetëm për te ndryshuar status. Financat do kërkojnë me shume përkujdes dhe maturi ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme ose edhe te përmirësohet. Shëndeti here pas here do jete shqetësues. Do ju humbin energjitë tërësisht dhe nuk do ndiheni mire. Mos e lini pas dore veten. Ne pune do jeni me autoritare dhe me te përgjegjshëm, prandaj gjerat do ecin mire. Familja pa te reja.

DEMI 21. prill – 21. maj

Fale mbështetjes se planetëve këtë jave do dashuroheni si te marre me partnerin tuaj dhe çdo dite do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret sado qe te mundohen ta gjejnë princin e tyre te kaltër nuk kane për t’ia dale dot mbanë. Yjet kane menduar diçka tjetër për ata, kështu qe edhe pse te vetmuar nuk do ja kalojnë keq. Ne planin financiar nuk do keni asnjë tronditje apo problem edhe pse do shpenzoni si normalisht. Sektori i shëndetit do jete i privilegjuar. Do ndiheni me mire se asnjëherë me pare. Ne pune do hidhni hapa para dhe do bëheni edhe me te njohur ne fushën tuaj. Po vazhduat kështu shume shpejt do ngriheni edhe ne detyre. Jeta familjare do jete e mire.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te jashtëzakonshme këtë jave. Do e kuptoni se keni bere gabim qe e keni lënë pas dore partnerin dhe do bëni te pamundurën qe ta korrigjoni atë. Beqaret do i neglizhojnë disa ftesa qe do iu bëhen dhe ky do jete një gabim tejet i rende. Raste si ato nuk vijnë shpesh here. Me financat duhet te tregoheni tej mase te logjikshëm dhe te kujdesshëm pasi ne te kundërt nuk do arrini dot ta mbani gjendjen nen kontroll. Shëndeti do jete i mire nëse nuk e teproni me dietat dhe bëni pak me tepër aktivitet fizik. Ne pune te gjitha planet e bëra do konkretizohen dhe do ndiheni te plotësuar. Jeta familjare do jete mjaft euforike.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Këtë jave do mendoni me shume për veten tuaj ju te dashuruarit sesa për lidhjen qe keni krijuar. Ne disa momente mundet edhe ta lini pas dore partnerin dhe dikush tjetër do përfitojë. Mos u habisni nëse ai shkon pas tyre dhe ju braktis. Beqaret do kenë një periudhe sensuale dhe te mbushur me surpriza. Përgatituni për emocione te forta. Buxheti nuk do jete aspak ashtu si e keni ëndërruar, megjithatë miqtë dhe te afërmit nuk do ju lënë asnjë moment ne balte. Shëndeti do influencohet tej mase nga Marsi. Nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi dhe do jeni edhe me energjike. Ne pune perspektivat do jene goxha te mira. Po vazhduat me këto rezultate mund te keni edhe rritje rroge. Jeta familjare do jete e qete.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Këtë jave do bëni gjithçka qe ta thelloni edhe me tepër jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe deri ditën e enjte do e arrini këtë gjë. Do keni një komunikim me te mire dhe do qëndroni me tepër kohe me partnerin. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje njëherë e mire. Financat nuk do jene aspak te këqija kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër për t’ia bere qejfin vetes. Shëndeti here pas here mund te pësojë edhe tronditje. Kujdes me konsumimin e kafes, duhanit dhe gjerave pikante. Ne pune duhet t’i merrni gjerat sa me seriozisht ne mënyrë qe te mos ju dalin te papritura te pakëndshme. Jeta familjare do kaloje disa sfida.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Ne vend qe te mendoni te flirtoni me dike tjetër gjate kësaj jave, mundohuni t’i përkushtoheni me tepër atij qe keni ne krah ju te dashuruarit. Përgatisni edhe surpriza dhe shprehjani sa me tepër ndjenjat partnerit nëse nuk doni ta humbni. Beqaret do rrethohen gjithë kohës nga persona interesante dhe do e gjejnë atë qe do ju përshtatet. Financat do jene te favorizuara sidomos për ata qe merren me tregti. Shëndeti do jete tej mase i qëndrueshëm prandaj nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Me ne fund do merrni edhe disa vendime te rëndësishme qe do i bëjnë te tjerët t’iu vlerësojnë me tepër. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Këtë jave do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe do mendoni vetëm si ta bëni çdo dite e çdo moment sa me emocionues. Pjesën me te madhe te planetëve do i keni ne krah. Beqaret do dine si te joshin ne çdo moment dhe nga mesi i javës do arrijnë te bëjnë pas vete persona te vyer. Jupiteri do jete planeti qe do ju nxite te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet. Gjendja e te ardhurave nuk do jete e keqe. Për shëndetin do kujdeseni ne çdo moment kështu qe nuk pritet te ketë probleme as ne këtë sektor. Ne pune do bëni mire te mos fiksoheni pas detajeve te vogla, por te bëni gjerat thelbësore. Do arrini majat edhe ashtu. Klima ne familje do jete mjaft e ngrohte.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jave normale do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ketë dite te qeta dhe emocionuese sikundër nuk do mungojnë as debatet dhe konfliktet. Mundohuni sa te mundeni te jeni te logjikshëm dhe tolerante. Nga ana tjetër mos kini besim te verbër tek disa persona qe do ju këshillojnë. Beqaret do kërkojnë persona perfekte dhe serish këtë jave do zhgënjehen. Buxheti do jete disi me i mire se një jave me pare. Mund te shpenzoni edhe pak me tepër pa ju dridhur dora. Për shëndet me te mire duket te bëni kujdes me higjienën dhe nga ana tjetër duhet te ushqeheni si duhet. Për punën do jete periudhe produktive dhe plot arritje. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Nuk do keni probleme serioze këtë jave ju te dashuruarit, përkundrazi marrëdhënia me atë qe keni ne krah do filloje te përmirësohet dalëngadalë. Do jeni me te logjikshëm dhe me te kuptueshëm. Beqaret do kenë dite plot ngjyra dhe emocione mjaft te veçanta. Ka mundësi qe ta takojnë princin e kaltër dhe e gjithë bota t’iu ndryshoje. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla. Here pas here mund te ndieni shqetësime nga stomaku dhe nga zorrët. Mire është te mos neglizhoni asgjë. Ne pune duhet te përqendroheni tek objektivat kryesore dhe te mos hallakateni me gjera pa vlere te madhe. Jeta familjare do jete me e qete se një jave me pare.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave, nëse nuk i merrni gjerat me më shume humor dhe nëse nuk tregoheni tolerante keni për te pasur probleme te mëdha ne çift. Mendoni me shume për te ardhmen dhe kuptojeni qe ne momente inati një person mund te thotë edhe gjera te gabuara. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë bota do ju ndryshoje si me magji. Për financat do jete periudhe e favorshme. Mund te kryeni pak me shume shpenzime dhe mund te hiqni edhe para mënjanë. Gjendja fizike dhe ajo nervore do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Ne pune do jeni tejet ambicioze dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Mbështetja morale dhe materiale e familjes do jene mbështetje e madhe.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse jeni ne një lidhje qe prej pak kohës, këtë jave ka mundësi te përballeni me disa zhgënjime. Me mire mos e idealizoni shume atë qe keni ne krah, por tregohuni realiste dhe merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e gjejnë patjetër personin e duhur per te filluar një lidhje afatgjate. Ne planin financiar keni për te pasur me shume fat nga sa kishit menduar. Gjendja do jete e shkëlqyer. Shëndeti mund te ketë probleme te vogla sidomos për ata qe vuajnë nga veshkat apo mëlçia. Kujdes me alkoolin dhe erëzat. Ne pune deri ditën e mërkurë gjerat do ecin normalisht, por me pas gjithçka do ndryshoje për mire. Mund te merrni propozime dhe ftesa sfiduese, por me shume përfitime. Familja e qete.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Këtë jave do këtë edhe dite te vështira për juve qe jeni ne një lidhje, megjithatë do bëni mire te mos e lëshoni veten. Me durim, tolerance dhe mirëkuptim mund te kalohet gjithçka. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës qe dy ditët e para te javës dhe shume gjera do ndryshojnë për ta. Marsi do ju beje tej mase te kujdesshëm dhe te logjikshëm ne planin financiar prandaj dhe situata do vije pak nga pak duke u stabilizuar. Gjendja shëndetësore do jete me e qëndrueshme. Kujdes me tepër duhet te bëjnë moshat e mëdha te cilët mund te kenë luhatje te vogla tensioni. Ne pune do ju dalin pafund vështirësi, por nuk duhet te dorëzoheni. Jeta familjare do jete mjaft e trazuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive