"Do dëgjoni çudi: Qeveria Meta
terror opozitës Basha-Rama"

terror opozitës Basha-Rama"">
TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i është përgjigjur nga vendlindja liderit të opozitës, Lulzim Basha dhe nuk ka nguruar të përfshijë në lojën e nxehtë të debatit politik, edhe homologun Edi Rama. Meta ka përfituar nga një vizitë në Skrapar pwr tiu bwrgjigjur kryetarit tw PD, teksa ka theksuar se Basha është i vetmi kryetar opozite që kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, dhe jo të kryeministrit. Me këtë deklaratë, kreu i LSI-së ka “thumbuar” kryeministrin Rama, i cili nuk është përfshirë në debatin për skandalin e pretenduar në CEZ.

Kryeparlamentari e ka futur në llogore të reja diskutimin politik, kur ka thënë se në të ardhmen do të dëgjoni çudira, kur Basha do të flasë për qeverinë “Meta” e cila dhunon opozitën “Rama-Basha”. Kjo deklaratë është e paqartë, dhe nuk kuptohet se çfarë ka dashur të thotë kreu i LSI-së: të paralajmërojë rritjen e tij duke krijuar një qeveri të vetën pa aleatë, apo të ironizojë deklaratat, sipas tij të çuditshme, të kreut të opozitës. I pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet e tij me ndërkombëtarët, Meta tha se ata nuk kanë ndonjë problem me të ose me LSI-së, teksa njoftoi se brenda 3 javësh ai do të jetë në vizitë zyrtare në Uashington.

A është e vërtetë që LSI ka prishur marrëveshjen me PS-në për zgjedhjen e Kryetarit të Qarkut të Dibrës?
Është një trill krejtësisht mediatik përsa i takon zgjedhjes së kryetarit të Qarkut të Dibrës, pasi marrëveshja midis PS dhe LSI në nivelin më të lartë ka qenë për një raport përfaqësimi që nënkuptonte se pozicionin e nënprefektit, si pozicion politik dhe që deri para zgjedhjeve vendore e mbante LSI-ja, do ta përzgjedhë PS, ndërsa LSI do të kandidonte për kryesimin e Qarkut të Dibrës.

A ka LSI probleme me ndërkombëtarët dhe a i qëndronin hetimit ndërkombëtar për CEZ-in?
LSI ka marrëdhënie të shkëlqyera me ndërkombëtarët. Asnjë kandidat i propozuar nga LSI në zgjedhjet vendore nuk ka pasur asnjë problem, që të krijonte edhe shqetësimin më të vogël për ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për integritetin e asnjë deputeti të LSI-së apo ministri dhe ne do të vazhdojmë të kontribuojmë dhe të jemi model për luftën që duhet të përshkallëzohet edhe më tej, për thellimin e procesit të konsideruar si dekriminalizim, jo vetëm përmes miratimit sa më shpejt dhe me konsensus të gjithë paketës ligjore për këtë çështje, por edhe në të gjithë hapat e mëtejshëm që thellojnë transparencën e raporteve të politikës dhe qeverisjes me ushtrimin e këtyre përgjegjësive dhe veçanërisht publikun, përfshirë këtu edhe transparencën e partive politike.

Z. Meta, dy javë më parë jeni zëvendësuar nga znj. Leskaj për të shkuar në SHBA në një aktivitet me krerët e parlamenteve të vendeve të ndryshme. Përse zgjodhët të zëvendësoheshit nga znj. Leskaj dhe nuk shkuat vetë në këtë aktivitet?
Znj. Leskaj ka përfaqësuar Kuvendin e Shqipërisë. SHBA-të janë një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë dhe komunikimi me përfaqësuesit e tyre ka qenë i pandërprerë. Për arsye edhe të largësisë por edhe të angazhimeve të ndryshme, nuk mund të shkoj çdo muaj në SHBA por mos u shqetësoni se do të jem së shpejti, pas tre javësh dhe do të kemi mundësi të komunikojmë edhe me ju edhe nga Uashingtoni për të gjitha çështjet.

Rikthehemi te çështja CEZ, kryetari i PD-së akuzon se dyshja Rama-Meta mbyllën çështjen 600 milionë euro për CEZ-in, a keni ju një koment lidhur me këtë çështje?
Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD-së, z. Basha nuk ka nevojë të jap edhe shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite, i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit, siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën, kërkon vetëm dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit. Dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë: është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos edhe ndaj liderit historik z. Berisha, duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi, mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Por nuk habitem me asgjë tjetër që thotë z. Basha, i cili prej dy vitesh qeverinë Rama e etiketon si qeveria Rama-Meta. Madje nuk keni dëgjuar gjë akoma, sepse shumë shpejt do të fillojë të ndërrojë vendet, do të akuzojë qeverinë Meta-Rama dhe pak më vonë të jeni të bindur që do dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë “kriminale” Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama. Ndërsa, për hetimin ndaj CEZ-it, absolutisht i qëndroj deklaratës time për hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë ndërkombëtar, shqiptar dhe parlamentar, në mënyrë që çdo qindarkë që është abuzuar, që është shpërdoruar nga zyrtarët nga qeveritarët, nga politikanët, nga administratorët shqiptarë, jo vetëm të shkojë në buxhetin e shtetit dhe të dëmshpërblehen qytetarët shqiptarë, por secili për çdo qindarkë që ka dëmtuar interesat e publikut, interesat e CEZ/OSHEE, interesat e shtetit shqiptar, të marrë dënimin e merituar.

Dhe të ndiqet çdo qindarkë se si ka lëvizur, jo vetëm nga CEZ-i te DIA dhe nga DIA te kompanitë e tjera, jo vetëm 4 milionë eurot që ka përfituar DIA, por edhe 15 milionë eurot që kanë përfituar kompanitë e tjera pas uljes tjetër që i ka bërë ERE-s çmimit të energjisë për të favorizuar CEZ-in. Të  bëhet transparencë se te cilat kompani kanë shkuar këto para, cilët persona dhe zyrtarë kanë përfituar dhe si kanë ndërhyrë me veprimet e tyre apo se ç'përgjegjësi mbajnë me mosveprimet e tyre. Dhe njëkohësisht e theksoj rëndësinë për të hetuar gjithçka që ka të bëjë me CEZ-in nga dita e parë e realizimit të privatizimit, si u realizua ky privatizim e deri në ditën e sotme.
 
Koalicioni
Pozicionin e nënprefektit, si pozicion politik dhe që deri para zgjedhjeve vendore e mbante LSI-ja, do ta përzgjedhë PS, ndërsa LSI do të kandidonte për kryesimin e Qarkut të Dibrës.
 
Ndërkombëtarët
LSI ka marrëdhënie të shkëlqyera me ndërkombëtarët. Asnjë kandidat i propozuar nga LSI në zgjedhjet vendore nuk ka pasur asnjë problem, që të krijonte edhe shqetësimin më të vogël për ndërkombëtarët.
 
SHBA
Nuk mund të shkoj çdo muaj në SHBA, por mos u shqetësoni se do të jem së shpejti, pas tre javësh, dhe do të kemi mundësi të komunikojmë edhe me ju edhe nga Uashingtoni për të gjitha çështjet.
 
Qeveria
Pak më vonë të jeni të bindur që do dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e Bashës ndaj qeverisë “kriminale” Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama.
 
CEZ
Të ndiqet çdo qindarkë se si ka lëvizur, jo vetëm nga CEZ-i te DIA dhe nga DIA te kompanitë e tjera, jo vetëm 4 milionë eurot që ka përfituar DIA, por edhe 15 milionë eurot që kanë përfituar kompanitë e tjera.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool