DASHI 21. mars - 20. prill
Sot gjerat do fillojnë të përmirësohen për jetën tuaj ne çift. Pas një periudhe delikate, do mund te reflektoni dhe te bëni zgjedhjet e duhura. Edhe beqaret ka shume mundësi ta gjejnë sot personin qe aq shume e kane ëndërruar dhe mund te hedhin menjëherë hapa. Financat mund te përkeqësohem maksimalisht nëse tregoheni impulsive me shpenzimet dhe nuk bëni llogari para se te shpenzoni.
DEMI 21. prill - 21. maj
Dite e bukur do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Mund te ketë ndonjë debat te vogël, por kalimtar dhe pa pasoja te renda. Beqareve do ju ndodhe një takim ne momentin me pak te pritur dhe ka mundësi te fillojnë te mendojnë për me tej. Ne planin financiar duhet te bëni me shume përpjekje për ta ekuilibruar sa me shume buxhetin. Po i late gjerat pas dore situata do marre tatëpjetën.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Sot do jeni ne humor shume te mire dhe te gatem për te krijuar një ambient sa me te ngrohte ne çift. Do i jepni fund luftës se ftohte me partnerin dhe do mendoni si ta qetësoni situatën. Beqaret me mire le te përzgjedhin se me ke do sheqerohen sot sepse kështu do shmangi zhgënjimet dhe lëndimet. Financat do i përkudjesni, por një shpenzim i madh i nevojshëm mund te sjelle tronditje te forta.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Tre planetë do bëhen bashke gjate kësaj dite për t'iu siguruar një mjedis te ngrohte dhe plot ngjyra. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah. Ju beqaret me mire prisni edhe pak dite sepse po hodhët hapa sot mundet edhe te lëndoheni nesër. Financat do dobësohen goxha për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni. pasditja do jete edhe me delikatja.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Sot nuk do dini si te silleni dhe si te veproni me partnerin tuaj. Ne shumicën e kohës do ndiheni te mërzitur nga lenia pas dore e tij, por nga ana tjetër do ngurroni te merrni edhe vendimin e ndarjes. Beqaret nuk do kenë aspak fat ne dashuri kështu qe do vazhdojnë te mbeten siç kane qene. Shpenzimet do i shtoni dhe gjendja financiare do filloje te dobësohet ndjeshëm.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Do e forconi edhe me shume lidhjen tuaj sot dhe do e keni me te lehte te flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah. Do kaloni momente shume te këndshme dhe mjaft harmonike. Beqaret do jene me te përkëdhelur nga yjet. Do arrini ta bëni për vete atë qe iu pëlqen prej kohesh. Financat do jene delikate. Ulni menjëherë shpenzimet nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë lek.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Dite shume entuziaste ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete shume e ngrohte dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqaret sigurohuni mire për personat qe do njihni para se te hidhni hapa. Me financat duhet tregoheni sa me te kujdesshëm që të mundeni sepse po e kaluat pa probleme këtë dite, e ardhmja do jete edhe me e mire.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Nëse nuk tregoheni tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite mund te keni debate shume te forta qe do iu bëjnë te mendoni seriozisht nëse do vazhdoni me tej apo jo. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te veprojnë ne mënyrë qe te shmangin vuajtjet e mëvonshme. Ne planin financiar do kenë furtuna te forta, qe mund t'iu marrin me vete nëse nuk tregoheni te kujdesshëm.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Saturni do ju nxite te jeni me shprehës ju te dashuruarit dhe atmosfera do jete gjithë kohës e ngrohte. Pasdite mund te shkoni edhe jashtë qytetit dhe te kaloni disa ore ndryshe. Beqarët ende nuk ndihen gati për te bere ndryshime radikale ne jetën e tyre dhe nuk do preferojnë te bëjnë asnjë lëvizje. Financat nuk do mundeni t'i menaxhoni me perpikmëri dhe situata und te pësojë disa tronditje.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Te dashuruarit nuk duhet te lejojnë heshtjen dhe keqkuptimet t'ua prishin mirëqenien dhe marrëdhënien ne çift. Beqaret do jene pafundësisht sharmante dhe do bien akoma me shume ne sy për shkak te veshjes qe do bëjnë. Mund te marrin edhe propozime. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te shkëlqyera për ta përmirësuar situatën dhe për te mbledhur edhe disa para.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Ju te dashuruarit do gjendeni përballë dy zjarresh sot dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Plutoni dhe Hëna do krijojnë një klimë të tensionuar, ndërkohë që Venusi do ju shtyjë të kërkoni falje për gabimet dhe ta rregulloni marrëdhënien. Beqaret do kenë vetëm disa takime premtuese. Ne planin financiar është koha te përballeni fort me problemet qe do ju dalin.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Dy lëvizje yjore do e privilegjojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate te forta do ndihen me te qete. Beqaret do jene sensuale dhe do arrijnë te bëjnë për vete disa persona njëherësh. Për te hedhur hapa me tek është me mire te presin edhe disa dite. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi. Menaxhimi i mire i kohëve te fundit do beje qe situata te jete e stabilizuar.