'Do fitoj shumë para e do të kthehem', arrestohet 'Rambo' shqiptar në Itali që jetonte në pyll, i akuzuar për 27 grabitje

'Do fitoj shumë para e do të kthehem', arrestohet 'Rambo' shqiptar në Itali që jetonte në pyll, i akuzuar për 27 grabitje

Zef Tirtja, i arrestuar në Itali

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për 27 grabitje shtëpiash në zonën e Xhenovas.

Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Zef Tirtja, ishte arratisur nga zona dhe jetonte në pyll, ku kishte ngritur edhe një tendë. Ndërkohë që ishte shpallur në kërkim, telefoni i tij ishte nën përgjim.

Nga përgjimet e telefonatave me miqtë, ai u thoshte “Në Itali, nëse punon mirë bën shumë para. Unë duhet të fitoj shumë para që të kthehem në Shqipërinë time”.

48-vjeçari dyshohet se grabiste shtëpitë, teksa pronarët ndodheshin në gjumë. Për shkak se shqiptari ishte shpërngulur për të jetuar në pyll, efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë