Do i shpëtonte varfërisë, 13 vjeçari
shkon në Itali i fshehur në kamion

Do i shpëtonte varfërisë, 13 vjeçari<br />shkon në Itali i fshehur në kamion
ROMË - Nuk ka mbushur as 14 vjeç, nuk i ka prindërit, jetonte në Durrës me dy motra e një vëlla, që të gjithë pa punë. E për t’i shpëtuar urisë, kishte vendosur të vinte në Itali.
 
Për këtë arsye, javën e shkuar ishte futur fshehurazi në një kamion, që po imbarkohej në një traget për Itali: as nuk e di ku ka arritur, në Bari, Brindisi apo Ancona.

"Di vetëm që pas dy ditëve udhëtim, të mërkurën më 10 korrik u gjend në Pistoia.  I lodhur e i uritur është sjellë rrugëve deri vonë e pak para mesnate, ka trokitur në të parën derë që i është dukur e udhës për të kërkuar ndihmë në polici."
 
Sipas medieve lokale është kjo pak a shumë historia, që një trembëdhjetëvjeçar shqiptar ka arritur t’u tregojë agjentëve të kuesturës së Pistoias, që i kanë hapur derën. Pasi i kanë ofruar diçka për të ngrënë e ujë, kanë thirrur një përkthyes për të kuptuar ç’thoshte e më pas kanë lajmëruar asistentët socialë, që e kanë strehuar në një shtëpi-familje.
 
Ende nuk dihet ç’do të bëhet me të, por një gjë është mëse e sigurt: akoma fëmijë u detyrua të merrte rrugët për t’i shpëtuar urisë dhe varfërisë, që vuante në Durrës.

Marrë nga "Shqiptari i Italisë"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)