ELBASAN- Një 36-vjeçar me iniciale F.M. ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar me vdekje bashkëshorten dhe familjarët e saj duke thënë se do t'i vriste me granata.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 27 granatave difensive dhe ofensive të cilat 36-vjeçari i mbante të fshehura në banesën e tij.
Policia njofton se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Dhuna në familje".