'Do jemi partnerë të SHBA-ve!'/ Berisha nga 'Foltorja' në Kamëz sulmon Zaev: Aventurierit iu pre bileta, shndërroi Maqedoninë në mollë sherri

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga ‘Foltorja’ në Kamëz, se Shqipëria do të qëndrojë partnere e denjë e SHBA-së, por askush nuk mund të blejë demokratët me viza si Kolombi, indianët me pasqyra.

Berisha la të nënkuptohej se ky mesazh ishte për ambasadoren Yuri Kim, me të cilën replikonte shpesh pasi u shpall non grata nga DASH. Kujtojmë se Kim i kërkoi Bashës që ta përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Më tej, Berisha tha se foltorja është kthyer në shpresë për shqiptarët.

“Foltorja jonë është kthyer në burim shprese për qytetarët. Një qytetar nga Gjirokastra, minoritar më shkruan një mesazh. “Z.Berisha këtyre që na vendosin etiketa, thuaji këtyre se ne që mblidhemi në “Foltore” jetojmë me djersën e ballit tonë.

Ndaj edhe ne Partinë Demokratike që Edi Rama e ktheu në një shtojcë të partisë së tij do ta ngremë më fuqishëm se kurrë. Dhe do ju themi kujtdo në botë se sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush.

Nuk mundet kush kurrë kësaj partie t’i diktojë se kush do jetë kryetari i saj përveç votës tuaj. Nuk mund kush kurrë të imagjinojë të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët demokratët e Shqipërisë.

Kurrë nuk do të ndodhë ajo. Ne do qëndrojmë si partnerë të denjë, miq të vërtetë të SHBA-ve dhe BE-së, do të qëndrojmë besnikë të vokacionit perëndimor të kombit tonë. Ne jemi historia e Shqipërisë së lirë. Askush nuk ka të drejtë të jetë më krenar se ne” tha ai

Berisha nuk la pa sulmuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ai tha se populli ia preu biletën.

“Maqedonia ia preu biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë në “mollë sherri” mes Bullgarisë dhe Serbisë. Ky vrapoi drejt Beogradit njëlloj sikur të ishte i biri i Pashiçit.

Zhvillimi i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros Ballkani i Hapur aty dhe “vdiq” 2 ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”-tha Berisha.


Lajmi kryesor:

'Do jemi partnerë të SHBA-ve'/ Xhelal Mziu mungon në 'Foltoren' e Berishës në Kamëz! Ish-kryeministri: Demokratët nuk shantazhohen me viza


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore