'Do keni disa mosmarrëveshje në lidhjen tuaj...' horoskopi për ditën e sotme

'Do keni disa mosmarrëveshje në lidhjen tuaj...' horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Jeta sentimentale për çiftet do jete e qete dhe pa probleme. Disa festa apo darka qe do bëni ju beqare me miqtë do ju japin mundësi te njihni dike shume interesant. Mos e lini t’iu ike nga duart por jepini muhabet.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Do keni konflikte me partnerin dhe gjerat nuk do shkojnë ashtu si duhet ne dashuri. Tregohuni pak me te duruar dhe ruani vete kontrollin. Tensioni do jete kalimtar. Beqaret do kenë shume dëshirë për te takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjejnë atë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Nëse jeni ne çift do keni një mungese komunikimi me partnerin. Disa mund edhe te ndahen. Disa te tjerë do kenë nevoje për me shume qëndrueshmëri ne lidhjen e tyre. Beqaret do jene te sigurt për atë qe duan dhe plot energji.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Një keqkuptim ne lidhjen tuaj do ju mërzitë shume të martën. Duhet te flisni me shume me atë qe keni ne krah dhe jo te kërkoni ndihmën e miqve. Vetëm ne këtë mënyrë gjerat mund te rregullohen.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Ne jetën sentimentale çdo gjë do shkoje mire për çiftet. Planetët do jene ne anën tuaj dhe do ju tregojnë gjithmonë rrugën qe duhet te ndiqni të martën. Beqaret do kenë disa takime.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Do keni disa mosmarrëveshje ne lidhjen tuaj dhe do ju mungoje energjia për t’iu bere balle. Qetësohuni dhe mendojini gjerat me kujdes. Beqaret do jene joshës të martën dhe do takojnë dike interesant. Mos mendoni menjëherë për martesën sepse ajo nuk është një loje fëmijësh

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të martën çiftet do kenë disa debate për një teme delikate. Me mire vazhdoni debatoni sesa t’i shmangeni bisedës. Sqarojeni çdo gjë njëherë e mire. Beqaret do kenë takime te reja me persona qe do i bëjnë te ndjehen mire.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Situata ne çift duket se me ne fund po përmirësohet. Te gjithë po i shohin ndryshimet tuaja. Shfrytëzojeni sa me shume këtë dite për te qëndruar pranë partnerit. Ata qe janë vetëm do kenë një takim, por nuk do ndihen rehat.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Asnjë planet nuk do te ndikoje ne lidhjen tuaj. Ne këtë mënyrë ju do keni një jete te qete të martën pranë partnerit. Harmonia do mbizotërojë ne çift. Beqaret do duan me shume se kurrë te flirtojnë të martën.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Shikojini gjerat me një sy tjetër ne planin sentimental dhe çdo gjë do shkoje mire. Partneri do mundohet me sa ka mundësi t’ua plotësoje dëshirat qe keni. Plotësojani dhe ju disa. Yjet do i ndihmojnë beqaret te hidhen ne detin e kënaqësisë dhe ndjenjave.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Duhet te merreni pak me shume me familjen të martën. Ata kane nevoje për ju. Nëse jeni ne çift duhet te flisni me partnerin për këtë dhe ai do ju ofroje mbështetjen e tij. Beqaret nuk do mendojnë fare për dashurinë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Lumturia dhe qetësia e lidhjes suaj do jete prioriteti i kësaj dite. Nëse e bëni te mundur këtë do ndjeheni mjaft mire me veten. Ne dashuri do jete një dite pa probleme. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe aventura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj