Do keni goxha probleme në çift, beqarët vijojnë kërkimet për princin e kaltër...zbuloni çfarë thonë yjet për ju

Do keni goxha probleme në çift, beqarët vijojnë kërkimet për princin e kaltër...zbuloni çfarë thonë yjet për ju

DASHI 21. mars - 20. prill

Do jeni ne humor shume te mire sot dhe do jeni gati te pranoni çdo propozim qe do iu beje partneri. Marrëdhënia mes ju te dyve do mbetet e këndshme. Beqaret do pranojnë te dalin neper takime dhe do njihen me persona vërtet interesante. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Financat mundohuni t’i mbani sa me te stabilizuara sepse po filluan problemet zor se do i rregulloni dot.

 

DEMI 21. prill - 21. maj

Do keni goxha probleme ne çift gjate kësaj dite dhe shumicën e kohës do ndiheni te mërzitur. Sado qe te mundohen te afërmit nuk do iu ndihmojnë dot. Beqaret nuk do duan te ndryshojnë statusin, por ka mundësi qe te goditen papritur nga shigjeta e Kupidit. Sektori i financave do jete goxha i mbrojtur. Do jeni edhe me te arsyeshëm me shpenzimet dhe do mendoni për te ardhmen.

 

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Mire është te mos ëndërroni shume sot ju qe keni një lidhje sepse gjerat nuk do jene shume te qeta. Ne momentin qe me pak do e prisni, situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do ndihmohen mjaft nga yjet ne planin sentimental dhe mund te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar duhet marre masa te ashpra qe gjendja te mbetet e kënaqshme.

 

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Sot do pendoheni për gabimet qe keni bere kohës e fundit ne çift dhe do mundoheni te bëni te gjitha përpjekjet për ta stabilizuar situatën. Beqaret do jene paksa kapricoze ne mëngjes, por me kalimin e orëve do bëhen me realiste. Mire është qe te përfitojnë nga te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Shpenzimet kryejini me sa me shume maturi qe te mundeni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

 

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Çdo gjë do shkoje mire sot ne planin sentimental. Do arrini te flisni me qete me partnerin tuaj dhe do zgjidhni edhe disa qejfmbetje te hershme. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër dhe nuk do mërziten as nëse nuk e gjejnë atë. Perspektivat ne planin financiar duken goxha te mira. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes paratë qe gjendja te përmirësohet sa me pare.

 

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Do keni dëshira te çmendura gjate kësaj dite, por partneri do ju doje aq shume saqë mund t’ua plotësojë disa prej tyre. Shprehjani edhe ju atë qe ndieni. Beqaret do jene joshës dhe do e kenë me te lehte te bëjnë për vete disa persona. Ne fund te ditës mund te ketë edhe ndryshime për ta. Me financat do keni shume fat. Gjendja do përmirësohet aq shume saqë do ju duket sikur jeni ne ëndërr.

 

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Dita e sotme do jete shume e bukur për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ju duket sikur janë ne ëndërr dhe nuk do duan te zgjohen për asnjë çast. Beqaret nuk do hedhin hapa te nxituara. Ata do e dine mire se ke te joshin qe jeta t'iu ndryshoje për mire. Ne planin financiar Mos kërkoni qe gjendja te ndryshoje menjëherë, por tregohuni pak me te duruar.

 

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Do jeni mjaft impulsive sot ju te dashuruarit dhe mund te bëni edhe gjera te gabuara te cilat nuk do i pëlqejnë aspak atij qe keni ne krah. Kujdes! Beqaret duhet te përgatiten shpirtërisht për dashuri me shikim te pare. E gjithë bota do ju ndryshoje brenda disa orëve. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë duhet patjetër te shmangni shpenzimet e paarsyeshme.

 

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Jeta juaj ne çift do ece me se miri. Do jeni edhe me shprehës se me pare dhe për asnjë moment nuk do keni debate apo konflikte. Beqaret do e kenë te lehte ta joshin personin qe pëlqejnë dhe gjithçka ka për te qene shume me ndryshe për ta. Për financat duhet te këshilloheni me disa specialiste ne mënyrë qe gjendja te stabilizohet e te përmirësohet.

 

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite mjaft pasionante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete e mire dhe nuk do qëndroni asnjë çast pa përgatitur surpriza. Beqaret do kenë njohje te reja, por kurrë nuk e kishin menduar se jeta do ju ndryshonte ne mënyrë kaq te shpejte. Buxheti do jete i trazuar. Do keni probleme te njëpasnjëshme ne çdo moment.

 

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Jeta juaj ne çift mund te kaloje edhe vështirësi gjate kësaj dite. Shpesh do jeni te nxituar me ato qe do thoni dhe mundet edhe ta lëndoni atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë disa takime, por ato do shkojnë deri tek aventurat kalimtare. Për dashuritë e mëdha do ju duhet te presin ende. Gjendja financiare do ketë përmirësime te mëdha aq sa mund te bëni edhe investimet e menduara me herët.

 

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Çdo gjë qe dëshironi do ju plotësohet sot juve qe jeni ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret duhet te tregohen vetvetja pasi me gënjeshtra nuk mund te arrijnë askund. Vetëm kështu do mund te fillojnë lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur gjate gjithë kohës sepse vetëm ne këtë mënyrë nuk do ju dalin probleme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!