'Do keni një takim të rëndësishëm sot'/ Ja për çfarë ju paralajmëron parashikimi i yjeve

'Do keni një takim të rëndësishëm sot'/ Ja për çfarë ju paralajmëron parashikimi i yjeve

DASHI

Jeta juaj ne çift nuk do jete me aspak e tensionuar gjate kësaj dite. Do jeni me te matur me fjalët dhe do dini si te diskutoni edhe për gjerat me delikate pa krijuar konflikte. Beqaret do lodhen pak duke kërkuar, por ne mbrëmje do arrijnë te kenë një takim me një person te mrekullueshëm. Buxheti me te vërtetë nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, megjithatë mos bëni gabim te merrni hua.

DEMI

Ka rrezik qe Hëna ta ndërlikojë goxha jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe here pas here do prekni edhe pikat e dobëta te njeri-tjetrit. Beqaret nuk do jene aspak ne humor dhe nuk do kenë as dëshirë për ta kërkuar princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar gjendja do vazhdoje te jete e kënaqshme pasi ne çdo moment do jeni te logjikshëm dhe do dini sa para te shpenzoni.

BINJAKET

Fale Diellit dhe Jupiterit, jeta juaj ne çift do jete fantastike sot. Nuk do rreshtin surprizat ndaj njeri-tjetrit dhe gjate gjithë kohës zemra do rrahe pa mbarim. Beqaret mund te kenë disa takime, por nuk do ndihen plotësisht te bindur sa për te vazhduar edhe me tej. Financat do i mbani gjithë kohës te qëndrueshme dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi kur te shpenzoni.

GAFORRJA

Jeta juaj ne çift do jete me e mire se disa dite me pare dhe kjo do ju beje te ndiheni me te qete. Tashme do dashuroheni edhe me lirisht me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë veçse mundësi për dashuriçka kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Për fat, gjendja e financave do ketë përmirësime te vazhdueshme. Do ndiheni mjaft mire dhe mund te ndihmoni edhe familjaret.

LUANI

Sot do keni ndjesinë sikur nuk e keni shfrytëzuar sa duhet jetën ne çift dhe do bëni te pamundurën për te kaluar sa me shume kohe pranë partnerit. Nuk do mungojnë as surprizat dhe as emocionet. Beqaret do kenë një dite te mbushur me aventura te këndshme dhe do arrijnë ta njohin persona mjaft interesante. Ne planin financiar do keni fat dhe nuk do gjendeni ne vështirësi.

VIRGJERESHA

Jeta juaj ne çift ka për te shkuar me se miri sot dhe për asnjë moment nuk do ndieni brenga. Komunikimi është ai qe do shmange çdo te papritur te pakëndshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. As zemra nuk do ketë me te njëjtat rrahje si me pare. Buxheti mund te dobësohet pak për shkak te disa shpenzimeve te domosdoshme qe do ju duhet te kryeni.

PESHORJA

Jeta juaj ne çift do konsolidohet tej mase gjate kësaj dite. Do jeni me te bashkuar me partnerin dhe gati për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do ndihen aq mire sa për te hedhur hapa me tej me personat qe do njohin. Gjendja e financave do jete delikate kështu qe sido qe te vijnë punët duhet te shmangni patjetër shpenzimet e tepruara.

AKREPI

Jeta juaj ne çift ka për te qene shume rutine gjate kësaj dite. Ne disa momente madje edhe mund te mërziteni sepse nuk do përjetoni asnjë emocion ndryshe. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te dashurisë se madhe dhe për fatin e mire do hedhin disa hapa drejt krijimit te një lidhjeje. Me financat problemet do jene te vazhdueshme kështu qe duhet ta pranoni medoemos ndihmën e te afërmve.

SHIGJETARI

Pavarësisht ndonjë konflikti te vogël ne orët e para te mëngjesit, ne përgjithësi marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e kënaqshme sot. Për gjerat me te rëndësishme do arrini te merreni vesh dhe do kaloni edhe çaste romantike. Beqaret do kënaqen pranë miqve dhe nuk do e ndiejnë nevojën e krijimit te një lidhjeje. Sektori i financave do mbetet i kënaqshëm.

BRICJAPI

Jeta juaj ne çift ka për te qene shume e turbullt sot. Do ua vini veshin thashethemeve te të tjerëve dhe besimi tek partneri do luhatet. Beqaret do afrohen edhe me shume me një mik te vjetër dhe do fillojnë te kenë ndjenja te forta për ta. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shume perpikmëri sepse vetëm ashtu nuk do keni probleme as ne te ardhmen.

UJORI

Gjate kësaj dite do ketë skena xhelozie dhe konflikte te vogla mes jush dhe atij qe keni ne krah. Ne shume momente do ndiheni keq, por deri ne fund te ditës gjithçka do ndryshoje. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa te rëndësishme edhe pse ne fakt do ketë disa persona qe do ju pëlqejnë. Financat do jene gjithë kohës te favorizuara dhe do mbeten te qëndrueshme.

PESHQIT

Nëse doni qe gjerat te ecin mire sot ne jetën tuaj ne çift, mundohuni te shtoni dozat e imagjinatës dhe te dashuroheni pa dorashka me partnerin. Beqaret nuk do jene ende gati per te hedhur hapat e rëndësishme, por nuk do i refuzojnë njohjet e reja për asnjë çast. Me shpenzimet mos spekuloni asnjë moment nëse nuk doni te keni tronditje edhe me vone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet