Do merrej në intervistë, kandidati për SPAK mungon në seancë/ ARSYEJA

Do merrej në intervistë, kandidati për SPAK mungon në seancë/ ARSYEJA

Behar Dibra

Prokurori Behar Dibra i cili kandidon për SPAK nuk është paraqitur për intervistën sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Përmes një letre drejtuar KLP-së Dibra ka thotë se nuk mund të paraqitet në intervistë pasi ditën e sotme ka një seancë gjyqësore në orën 09:00.

Ditën e sotme në KLP do të intervistohen 5 të kandidatë të tjetër të cilët kandidojnë për SPAK.

Në orën 10.00 pranë KLP-së është paraqitur prokurori Besim Hajdarmataj i cili kandidon për SPAK. Hajdarmataj nuk është futur ende në sitën e vettingut. Hajdarmataj ka deklaruar se kandidon për SPAK pasi ndihet i aftë.

Në intervistë është futur edhe Besnik Muçi i cili do të pasohet nga Doloreza Musabelliu dhe Donika Prela.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt