KUKES - Një autoveturë tip Benz, në të cilën udhëtonin tre pjesëtarë të së njëjtës familje, ka dal nga rruga në aksin rrugorë Kukës - Has. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Tregtan, të Bashkisë së Krumës.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krumës mësohet se, mjeti me të cilën janë aksidentuar tre pjesëtar të së njëjtës familje, ka qenë duke udhëtuar me një kolon makinash me krushq, të cilët po udhëtonin në këtë aks rrugorë të grupuar për të marrë një nuse.
Si rezultat i shpejtësisë, mjeti tip Benz ka dal nga rruga, kjo edhe për shkak të rrugës së prishur, duke kryer disa saltro e duke përfunduar kështu në disa shkurre.
Ka qenë policia e Krumës, që ka asistuar në vendin e aksidentit, e cila u ka dhënë ndihmën e parë tre të aksidentuarve, të cilët i ka dërguar në spitalin e Kukësit e prej andej në spitalin ushtarak Tiranë. Policia bëri të ditur se tre të aksidentuarit janë në gjendje kritike për jetën.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com