DASHI 21. mars - 20. prill
Do ndjeni gëzim te papërsëritshëm ne zemrën tuaj sot dhe çdo gjë do iu duket me e bukur se me pare. Mbrëmja ka për te qene edhe me emocionuese. Beqaret duhet te përgatiten shpirtërisht për ndryshime te rëndësishme ne jete. Gjerat për ta do ndryshojnë njëherë e mire. Për financat gjithashtu do jete një dite e kënaqshme dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni.
DEMI 21. prill - 21. maj
Ka rrezik qe dita e sotme te jete konfliktuale për shumicën prej jush. Do debatoni ashpër me partnerin dhe asnjeri nuk do pranoje te ule hundën. Beqaret duhet te këshillohen mire me miqtë e tyre para se te hedhin hapa sepse do behet fjalë për jetën me tej. Për financat, me Diellin ne krah gjendja do përmirësohet. Do jeni edhe me te kujdesshëm dhe do bëni përpjekje për ta ndryshuar menjëherë gjendjen.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Do keni ndjenja shume te forta për partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me ju te dy do mbetet gjithë kohës e mire. Xhelozia do ekzistoje vetëm pak sa për lezet. Beqaret mire është t’i bëjnë me kujdes llogarite para se te veprojnë sepse përndryshe jeta e tyre nuk do ece si duhet. Buxhetin menaxhojeni me kujdes e maturi nëse nuk doni qe situata te përkeqësohet se shpejti.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i ngrohtë gjate kësaj dite dhe ju do merreni vesh me se miri me atë qe keni ne krah. Asnjë debat nuk do lindë dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin. Ne planin financiar do iu nevojiten disa këshilla nga specialistet për te reflektuar me mire.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Jeta juaj ne çift do jete me e mire sot pas disa konflikteve qe keni pasur kohet e fundit. Pas mesditës pasioni do rindizet dhe ju do dashuroheni si do ta ndieni me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene ne humorin me te mire kështu qe edhe sot do preferojnë te qëndrojnë ashtu si janë. Ne planin financiar do merrni masa me strikte dhe keni për ta pare sesi gjendja do përmirësohet shpejt.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Jetën tuaj ne çift do e mbroni nga gjithçka sot ju te dashuruarve dhe pas mesditës gjerat do normalizohen plotësisht. Nuk do mungojnë as surprizat e herëpashershme për tjetrin. Beqaret nuk do ndihen tërësisht te lire për te hedhur hapa e për ta ndryshuar statusin e tyre. Sektori i financave nuk do jete i privilegjuar megjithatë me pak me shume kujdes mund te arrini atje ku doni.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni me te duruar me partnerin tuaj sot. Tejet i zhgënjyer nga puna ai mund te mbyllet ne vetvete dhe nuk do ketë aspak dëshirë te qëndrojë me njeri pranë. Gjeni mënyrën për ta afruar dhe për ta bere te ndihet i mbrojtur. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri. Sektori i financave do jete me i begate dhe nuk do keni asnjë lloj vështirësie.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Jupiteri do ua mbroje ne çdo moment jetën tuaj ne çift dhe do merreni vesh me mire me atë qe keni ne krah. Te shkuarën do e hidhni pas krahëve dhe do mendoni si ta bëni me te bukur te ardhmen. Beqaret do jene shume mosbesues dhe do kenë frike te hedhin hapa. Perspektivat materiale do jene goxha te mira. Do ju dalin paratë edhe për te shpenzuar edhe për te hequr disa mënjanë.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume me e bukur gjate kësaj dite. Venusi do kujdeset edhe për detajet me te vogla dhe nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët. Beqaret do realizojnë papritur një takim mjaft premtues qe do ua ndryshoje kuptimin e jetës. Ne planin financiar duhet te bëni shume kufizime ne mënyrë qe gjendja te mbetet e mire edhe nesër.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Ata qe janë ne një lidhje duhet t'i mendojnë gjerat shume me seriozisht. Nëse kane pasur mosmarrëveshje mire është qe te flasin hapur për to e t'i zgjidhin sa me pare. Beqaret do mbështeten nga yjet dhe nuk do e ndiejnë për asnjë moment vetminë. Financat do jene goxha me te qëndrueshme nga me pare, megjithatë mire është qe ende te tregoheni te kujdesshëm me çdo shpenzim.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Asgjë e veçante nuk do ndodhe sot për ju te dashuruarit sikundër nuk priten as probleme apo debate. Emocionet do jene shume normale gjithë kohës. Beqaret do rifitojnë besimin tek vetja dhe do e gjejnë mënyrën për ta bere për vete personin qe do i vene syrin. Me financat çdo gjë do shkoje mire nëse dini sa te shpenzoni dhe sa te kurseni për te nesërmen.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Ne tërësi dita e sotme do jete e mire edhe pse ne momente te caktuara mund te keni edhe grindje te vogla me partnerin. Beqaret do jene me te interesuar te joshin dhe te kalojnë aventura sesa te kërkojnë dashuri te mëdha e lidhje serioze. Me shpenzimet mundohuni te tregoheni sa me te kujdesshëm qe te mundeni. Po e kaluat pa probleme këtë dite gjerat do normalizohen goxha me pas.