Do ndryshohet ligji për dhënien
e nënshtetësisë shqiptare

Do  ndryshohet ligji për dhënien <br />e nënshtetësisë shqiptare
TIRANE- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani bëri sot një analizë të punës për vitin 2011, dhe objektivat për vitin 2012, si 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

Një ndër objektivat e 2012 është dhe krijimi i lehtësirave për dhënien e nënshtetësisë së shqiptare shtetasve të huaj. Nishani e quajti prioritet për 2012, dhe tha se ministria do të ndërmarrë të gjitha masat për të shikuar dhe përmirësuar nene të caktuara të këtij ligji. Nga ajo cfarë u nënkuptua pritet që ndryshimet e ligjit të bëhen pikërisht në nenin ku thuhet se një shtetas i huaj mund të marrë nënshtetësi vetëm nëse jeton 5 vite rresht në Shqipëri.

“Ka disa kritere për marrjen e nënshtetësisë, njëra prej të cilave ka disa problematika. Një qytetar i huaj duhej të jetonte 5 vite rresht në Shqipëri. Mjaft investitorë seriozë që janë të gatshëm të kryejnë investime të mëdha, janë të interesuar të kenë nënshtetësi. Qeveria ka kërkuar që ne të shikojmë dhe adresojmë përmirësimin e nenit të caktuar në ligj. Për një ivenstitor nuk ka pse të jetë domosdoshmërit 5 vjet, qëndrimi i detyrueshëm në Shqipëri.” Tha Nishani, duke shtuar se ekspertët që do të shqyrtojnë ndryshimet do të përcaktojnë dhe kriteret e reja për marrjen e nënshtetësisë për investitorët, në varësi të fushës dhe sa i rëndësishëm është investimi i tyre.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje