Mariza Ikonomi është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar. Ajo i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e saj, dhe gjithmonë është përmendur përsa i përket karrierës së sja muzikore. E ndërsa për jetën private, Mariza e ka mbajtur gjthmonë larg mediave.
E ftuar në “Mos i fol shoferit”, Ikonomi foli për princin e saj të kaltër. “Kam parë atë filmin "A Star is Born" dhe më ka mbetur mendja tek Bradley Cooper. Dua Bradley Cooper, do mbetem pa martuar më duket,”- tha këngëtarja.
E pyetur se më kë do të donte të bënte një bashkëpunim në muzikë, Mariza përmendi sërish emrin e aktorit të njohur. “Me Bradley Cooper. Ai këndon, i bie kitarës. Lady Gaga më ka pëlqyer gjithmonë, edhe në filmin e fundit,”- tha ajo.