Do ngrinte shtëpi bari në ishullin e Samosit në Greqi, arrestohet austriaku! Iu kapën 190 mijë fara kanabisi, po i kalonte në Kakavijë bashkë me pajisjet për kultivim e drogës

GJIROKASTËR- Një 56-vjeçar austriak nuk e kishte marrë aspak mundimin që të fshihte drogën që po tentonte të kalonte nëpëmjet Kakavijës  kanabisin dhe pajisjet për të krijuar një shtëpi bari. Ai i kishte vendosur në bagazhin e makinës 190 000 fara kanabis dhe pajisjet që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Ë. S., 56 vjeç, banues në Austri. Përveç farës së kanabisit dhe pajisjeve, atij iu gjetën edhe 57  gramë, 250 ml vaj kanabisi, si dhe 4995 euro.

Nga hetimet rezulton se austriakut do t’i trafikonte këto sende të kundërligjshme për në ishullin Samos.

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Samos". Operacioni, nga DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP Gjirokastër.

Tentoi të trafikonte fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme me destinacion final ishullin Samos, vihet në pranga 56-vjeçari austriak.  Sekuestrohen rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike, një shumë parash dhe një automjet.  

Policia Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë policore, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Samos". 

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi W. S., 56 vjeç, banues në Austri. Ky shtetas u arrestua pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 57 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 250 ml vaj i dyshuar cannabis sativa, bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në vazo, pajisje për rritjen e energjisë elektrike, sende të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 4995 euro. 

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas do t’i trafikonte këto sende të kundërligjshme për në ishullin Samos. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i lëndëve narkotike", thuhet nw njoftim. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit