DASHI
Hëna do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Here pas here do keni vështirësi te mëdha edhe ne komunikim. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do marrin. As nuk do mërziten sepse do kenë gjera te tjera me çfarë te merren. Ne planin financiar me mire mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
DEMI
Sektori i dashurisë se çifteve do jete goxha me i mire sot. Shpesh do ju duket sikur jeni mbi re dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni. Beqaret me ne fund do i konkretizojnë ëndrrat e tyre me te bukura dhe do ndihen me te plotësuar se me pare. Tashme edhe ata do kenë një person për te cilin do mendojnë. Çështjet financiare do lulëzojnë gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni shume me te qete.
BINJAKET
Nëse doni qe marrëdhënia juaj ne çift te mbetet sa me e mire, mundohuni te jeni sa me te matur dhe sa me te kujdesshëm. Mos flisni pa u menduar sepse keni për te pasur probleme serioze me pas. Beqaret do kenë me tepër fat se me pare dhe jeta do ju ndryshoje si me magji. Financiarisht nuk priten probleme kështu qe do ndiheni te qete edhe kur te shpenzoni.
GAFORRJA
Jeta juaj ne çift do jete gri sot. Nuk do jeni ne formën me te mire te mundshme dhe mezi do e shtyni ditën. Vetëm miqtë e ngushte mund t’iu ngushëllojnë. Beqaret do ecin me plane dhe do dine kur dhe si te joshin. Mundësitë sot do jene te kënaqshme. Për te mbajtur financa me te qëndrueshme duhet patjetër te merrni masa sa me strikte. Situata mundet te marre edhe tatëpjetën.
LUANI
Nëse keni një marrëdhënie mbajeni sa me pranë partnerin dhe shprehjani ndjenjat sepse mund te vije një dite kur do pendoheni qe nuk e keni bere. Për ju beqaret gjerat do ecin mire. Do jeni me fat dhe do mund te merrni propozime te njëpasnjëshme. Sektori financiar do jete me ne qendër te vëmendjes. Do kujdeseni ne çdo moment për te dhe nuk do ju dalin probleme serioze.
VIRGJERESHA
Venusi do jete planeti me i favorshëm sot për ju te dashuruarit. Do bëni çdo gjë për te kaluar momente emocionuese me partnerin dhe shkëlqimi do ju mbizotërojë ne sy. Beqaret do preferojnë te presin ende para se te hedhin hapa. Ne fakt kjo është gjeja me e mire qe do bëjnë. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni pak më shume ekonomi qe te siguroni edhe te ardhmen.
PESHORJA
Për sa i përket jetës ne çift asgjë e rëndësishme nuk ka për te ndodhur. Beni thjesht atë qe do ndieni dhe nuk do jeni te plotësuar. Beqaret nuk do ndihen ende te sigurte për te hedhur hapa, kështu qe me disa persona do pranojnë thjesht te shoqërohen si shoke. buxheti do përmirësohet mjaft fale një trashëgimie te madhe nga gjyshërit tuaj.
AKREPI
Dite e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe sot do mund te takojnë një person i cili do i beje t'iu rrahe zemra fort. Për te stabilizuar financat do ju duhet ta pranoni ndihmën qe do iu japin te afërmit.
SHIGJETARI
Do përjetoni plot çaste te lumtura sot ju te dashuruari dhe do mundoheni qe çdo çast te lire ta kaloni me atë qe keni ne krah/ Dite e mbushur me ngjyra ka për te qene kjo e sotmja. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja e tyre nëse duan qe ta joshin atë qe pëlqejnë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme prandaj shmangni çdo lloj investimi.
BRICJAPI
Sot do i përkushtoheni pafund jetës tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Do bëni çdo gjë qe është ne te mirën e te dy palëve. Beqaret duhet te kenë kuraje t'i shprehin ato qe do ndiejnë pasi nëse presin gjate ka mundësi qe personat t'iu ikin nga duart. Ne planin financiar do luftoni fort qe ta stabilizoni dhe ta përmirësoni situatën.
UJORI
Përfitoni sa me shume nga ambienti i qete qe ka mbizotëruar sot ne jetën tuaj ne çift dhe filloni te bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Beqaret nuk duhet ta mendojnë lidhjen si një zinxhir ne gryke qe do i pengoje te bëjnë gjerat qe kane dashur sepse ne këtë mënyrë kane për te mbetur gjithmonë vetëm. Me financat do ju ndihmoje gjithë kohës Plutoni dhe nuk do keni vështirësi.
PESHQIT
Dite shume e ndërlikuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Për çdo gjë do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe për asnjë moment nuk do hapni rruge. Beqaret me ne fund do mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër dhe e gjithë bota do ju ndryshoje brenda disa sekondash. Te ardhurat nuk kane për te qene shume te mira sot, megjithatë me një menaxhim me te mire mundet edhe t'ia dilni.