Do shiste pistoletën në Tiranë, arrestohet i riu! Nis hetimi edhe për një 23-vjeçar

Do shiste pistoletën në Tiranë, arrestohet i riu! Nis hetimi edhe për një 23-vjeçar

Arma e sekuestruar

Tiranë-Një 24-vjeçar nga Kukësi është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi u kap me një armë zjarri, pistoletë.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se i riu do ta shiste pistoletën në Tiranë. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 23-vjeçar për moskallëzim krimi.

"U vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.  Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.

Pistoleta u sekuestrua si provë materiale.

Operacioni u kodua “GUN”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë

Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë