U kthye në Prato si klandestin për të hakmarrë vrasjen e nipit të tij, Klaudon Leka, një djal rreth të tridhjetave, i vrarë me pistoletë në Vlorë 27 korrikun e shkuar. Të hënën në mëngjes Policia italiane e përgatitur më së miri, arriti të arrestojë Maksimiliano Banaj, 50 vjec, një prej të kërkuarve shqiptarë më të rrezikshëm në Itali.

Banaj ishte i bindur se një prej vrasësve të nipit të tij gjendej në qytetin e Pratos dhe si klandestin mbërriti në destinacion, por u ndalua menjëherë nga Policia që ishte organizuar në perfeksion për këtë arrest. Banaj kërkohej prej vitesh për grabitje, sekuestrim personash, shfrytëzim prostitucioni etj. ah/shqiptarja.com/