‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime

Kryeministri Edi Rama, zbulon detaje nga biseda me përfaqësues të aplikacionit Tik Tok për mbylljen e tij në Shqipëri, teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në inspektimin e laboratorit të mediave digjitale në Universitetin e Tiranës.

Teksa u pyet nga një studente e gazetarisë lidhur me mbylljen e aplikacionit Tik Tok, Rama tha se aplikacioni do të mbyllet, pasi nuk ka zgjidhje tjetër dhe se i janë parashtruar shqetësimet përfaqësuesve të TikTok dhe në një kohë të arsyeshme ata do të paraqesin propozime. 

Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me Tiktok, për t'i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozim për ti adresuar këto shqetësime.

Meqë jeni këtu departamenti i gazetarisë dhe jeni rojtarët e gjuhës. Një nga pikat është që Tiktok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Kam përshtypjen se edhe pse është një sfidë të vetme për t’i mundur të rinjtë të këtë fushë, një VPN e një shteti tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen’, tha ai.

Lidhur me mbylljen e Tik Tok, kryeministri Edi Rama zhvilloi më 21 janar 2025, një takim në Davos në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok-ut për Europën.

Gjatë takimit me Grahn, Rama parashtroi shqetësimet që çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria. Kryeministri bëri të ditur se në takim u njoh po ashtu mbi rrugët e mundshme të adresimit të këtyre shqetësimeve nga ana e kompanisë. Vendimi për mbylljen e TikTok u mor nga qeveria pas një konsultimi të gjerë publik në dhjetor 2024. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

Teksa u pyet lidhur me sigurinë kibernetike, ai u shpreh se tashmë mbrotja nga sulmet kibernetike është forcuar.

‘‘Kemi bërë goxha punë, pas atij sulmi që patëm dhe kemi marr dhe vënë në dispozicionin të shtetit instrumente të sofistikuar dhe jemi në një pozicion më të fortë se kemi qenë më parë dhe është e vështirë të sulmohemi. Ne kemi sulme të vazhdueshme nga të 4 anët, por fati që nuk ndodh gjë është si rezultat i asaj që mbrojtja është bërë e fortë', tha ai', tha ai. 

Laboratori i Integruar i Mediave Digjitale në UT, është një investim i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI). Laboratori synon të krijojë një standard të ri për kërkimin dhe mësimdhënien në fushën e komunikimit dhe mediave digjitale. Ky laborator do të ofrojë mbështetje për rreth 450 studentë dhe 48 pedagogë të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:35
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin

Kryeministri Rama u pyet nga studentet edhe lidhur me memet që bëhen në rrjet për të. Ai tha memet dhe karikaturat që bëhen për të i pëlqejnë.

‘Mua më çudisin të gjithë politikanët që nxehen dhe që reagojnë madje ndonjëherë në mënyrë disporpocionale ndaj karikaturave, memeve e vënies në lojë. Unë nuk shoh TV në kohë reale, përveç sportit. Më pëlqen që kohën që kam për ekranin, të shoh filma. Por kur më thonë: ça të bënë te Portokallia, unë kënaqem. Të jesh në një karikaturë, në një meme, apo shoë satirik, dhe të mos jesh duhet të zgjedhësh, të jesh. Sepse kur je, je, kur s’je, s’je. Në këtë punë duhet të jesh’, tha ai.

Rama u pyet edhe lidhur me kritikat që bën herë pas herë ndaj gazetarëve. Ai tha se revoltohet kur një opinion paraqitet si fakt.

'Meraku im nuk është te kompjuteri. Meraku im është sesa juve do t'i përkushtoheni një gjëje tjetër që është kultura e të lexuarit dhe të shkruarit. Dhe sa ato fletët për ti lexuar në mëyrë digjitale janë tërheqëse sa të ndaloni e t'i lexoni. Nëse bëni këtë me siguri që do të jeni më pak të kritikueshëm. Ajo që të revolton nuk është kur thonë të vërtetën; ajo që të revolton është një opinion e paraqesin si fakt. Besoj se kultura e leximit dhe të shkruarit, janë sfida kryesore. Podcastin e bëmë, por as lexuam, thjesht bëmë muhabet. E di çfarë bëtë ndryshe nga gazetarët? Ju bëtë pyetje dhe unë u përjgigja. Nuk folët se kush është më i zoti dhe më i forti. Ju jeni dëshmitarë të historisë, ne jemi ata që bëjnë mirë apo keq', tha ai.

Ora 18:54
'Hiq çorapet e kuqe dhe martohu', Rama tregon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS-së

Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale në Universitetin e Tiranës, që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe jo vetëm.

Përballë 2 studenteve të gazetarisë, kryeministri Rama ka treguar një episod me politikanin Pandeli Majko, kur ky i fundit i ka kërkuar që të heqë çorapet e kuqe dhe të martohet.

'Shiko, kravata është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur. Mua më kujtohet që kur unë u bëra kryetar i Partisë Socialiste dhe të nesërmen shkova në zyrë dhe Pandeli Majko ishte bërë sekretar i Përgjithshëm dhe ne ishim kundërshtarë sepse ai u vendos kandidat nga grupi që mbështeste në atë kohë Rexhep Mejdanin që ishte në atë kohë kandidati rival i imi. Dhe ndërkohë nga ana jonë ishte Arta Dade që ishte kandidate dhe faktikisht 2 pozicionet i fituan 2 përfaqësues të 2 grupeve në atë Kongres dhe unë shkova tyek zyra e Pandit dhe i thashë “ti ishe kundër meje, por tani ne duhet të punojmë bashkë”. Më tha “para se ta hapim këtë bisedë, shko hiq çorapet e kuqe dhe martohu”. Besoj që aty ka filluar ndryshimi. I kam, por i vesh rrallë', tha ai. 

Ora 17:36
Rama: Kemi sulme nga të 4-ta anët, por mbrojtja kibernetike është forcuar

 

Kryeministri Edi Rama, teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në inspektimin e laboratorit të mediave digjitale në Universitetin e Tiranës, u pyet për sigurinë kibernetike.

Ai u shpreh se Shqipëria ka sulme nga të 4 anët, por tashmë mbrojtja nga sulmet kibernetike është forcuar.

‘Kemi bërë goxha punë, pas atij sulmi që patëm dhe kemi marr dhe vënë në dispozicionin të shtetit instrumente të sofistikuar dhe jemi në një pozicion më të fortë se kemi qenë më parë dhe është e vështirë të sulmohemi. Ne kemi sulme të vazhdueshme nga të 4 anët, por fati që nuk ndodh gjë është si rezultat i asaj që mbrojtja është bërë e fortë. Ne duket të jemi në gjendje që kur të na sulmojnë, të mund t'i zbarapsim. Amerika është një vend me një mbrojtje kibernetike të lartë dhe ka sulme që arrijnë ta prekin dhe të bëjnë dëm', tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mos e mbyll: 28/01/2025 18:00

    Edhe ne nuk te votojme me

    Përgjigju
  • Labi: 28/01/2025 17:29

    Ndonjë gjë për Arben Ahmetaj ke?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë